Isufaj: Nuk e kam përdhunuar vajzën
Nuk e kam përdhunuar asnjëherë vajzën time.
Historia është sajuar nga bashkëshortja". Kështu
e ka nisur dëshminë Ramadan Isufaj, i arrestuar
pas denoncimit të vajzës për incest. Ngjarja është
treguar në Gjykatën e Tiranës, ku po zhvillohet prej
disa muajsh procesi gjyqësor. Dje, mbrojtja do të
paraqiste argumentet që të tregonin se Isufi nuk
kishte kryer marrëdhënie me vajzën. Për të vënë në
vend nderin ka rrëfyer të gjithë historinë. "Nuk kam
kryer kurrë marrëdhënie me vajzën time. Është një
sajesë e turpshme e gruas. Unë deklaroj me bindje
se kisha kohë që dyshoja për tradhtinë e bashkëshortes.
Ndërsa unë e gjeta në furgon duke kryer
dashuri me një burrë. Nuk ishte hera e parë. Unë e
kisha kapur edhe në shtëpi duke bërë dashuri gruan
time", ka rrëfyer Isufi, duke vazhduar se me bashkëshorten
kishte konflikte të vjetra. "Është e vërtetë
që unë e kam rrahur dhe ajo për të m‘u kundërvënë
më paditi duke më sajuar historinë e turpshme. Nuk
do ta bëja edhe i vdekur një gjë të tillë", vazhdoi
dëshminë Ramazan Isufi i vënë në pranga prej disa
muajsh, pasi u akuzua nga bashkëshortja e tij dhe
vajza 18-vjeçare për abuzim seksual. Fillimisht ishte
vajza ajo që e denoncoi për përdhunim duke deklaruar
se babai abuzonte që në moshën 11-vjeçare.
Por pas disa kohësh, vetë vajza ka tërhequr denoncimin
duke pranuar se ka qenë nën presionin e
nënës së saj. Pavarësisht tërheqjes së vajzës,
prokuroria e dërgoi çështjen në gjykim dhe vazhdoi
me provat. Një akt ekspertize e nxori vajzën të defloruar,
por pa vërtetuar kohën se kur kishte
ndodhur një gjë e tillë. Po dje, Isufi tha se vajza ishte
detyruar nga nëna e saj dhe i kërkoi gjykatës ta sillte
në sallën e gjyqit për ta ripyetur. Por, vajza nuk është
paraqitur në gjyq, pasi është shprehur se ka
tërhequr padinë.