E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e Griseldës në Prokurori: "Denoncimi, i rremë"

Griselda Roshi, bashkëshortja e krybashkiakut të Kavajës, ka pranuar para Prokurorëve të Krimeve të Rënda se denoncimi i bërë në polici për rrëmbim dhe marrjen e fëmijës ka qenë një mashtrim i saj. Për rreth 2 orë e 30 minuta, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kryeqytet Griselda Roshi, e shoqëruar edhe nga një psikologe për shkak të gjëndjes jo të mirë mendore, i është përgjigjur pyetjeve të organit të akuzës.
 

Në dëshminë e dytë ajo ka pohuar se nuk e kanë rrëmbyer dhe se nuk ka qenë asnjëherë shtatëzanë por se rrëmbimi i saj si dhe marrja e fëmijës së porsalindur e ka stimiluar vetë.
 

Ndërkohë që një ditë më parë në denoncimin e dhënë në Policinë e Tiranës, 28 vjecarja ka dëshmuar se pasi ka pirë kafe me shoqen e saj dhe kur ka shkuar të marrë taksi, tre persona me armë e kanë rrëmbyer dhe e kanë dërguar në një klinikë ku i kanë marrë edhe fëmijen, pasi ishte në muajin e 9- të shtatëzanisë. Më pas ajo ka denoncuar se pasi i kanë marrë fëmijen e kanë lënë disa metra larg shtëpisë në Kavajë dhe ka qenë kunati, që e ka shoqëruar në polici për të bërë denoncimin.
 

Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje drejtues të Policisë së Tiranës dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku nga një hetim i hollësishem, organi i akuzës ka dalë në një konkluzion duke rrëzuar pistet e rrëmbimit. Madje përfundimi i ekspertizës mjeko- ligjore ka nxjerrë më pas se Griselda Roshi, apo ndryshe Zaimi me mbiemrin e saj të vajzërisë nuk ka qenë asnjëherë shtatëzanë dhe se i gjithë denoncimi ka qenë një sajesë e 28 vjeçares.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›