Mjeku i qëndrës “Ikeda”: Griselda nuk ka qënë shtatzëne

Çështja e shumë debatuar gjatë 24 orëve të fundit, nxjerr në pah dhe të vërteta të tjera. Jo vetëm hetimet vëjnë në dukje se Griselda Roshi nuk ka qenë shtatzënë, e qe ka mashtruar familjarët, por dëshmia e saj për rrëmbimin ka qenë një sajim. Kësaj deklarate i mëshon dhe mjeku i klinikës private “Ikeda”.
Mjeku Shuaip Beqiri, konfirmon për RTV “Ora News”, se 28-vjecarja ishte paraqitur në këtë klinikë me një indetitet të rremë, konkretisht me emrin Erisa Avnimulaj.
Në klinikën private ku ajo është shtruar, i është bërë vetëm një sorum dhe mjekët kanë deklaruar në polici se 28-vjeçarja nuk ka qenë shtatzënë.