E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Griselda mashtroi, s’ka qenë shtatzënë

Gruaja e kreut të bashkisë së Kavajës, Griselda Rroshi nuk ka qenë shtatëzënë. Me këtë deklaratë ka dalë sot Policia e Tiranës pas hetimeve të para të kryera për ngjarjen në fjale që shokoi opinionin publik.
 

Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës, gruaja ka mashtruar familjarët dhe të afërmit e saj, pasi ekzaminimet kanë treguar se ajo nuk kishte qënë asnjëherë shtatzënë.
 

Zëdhënësja e policisë ka bërë një pasqyrim të ngjarjes që nga denoncimi i shtetasit Sajmir Rroshi që kunata e tij Griselda shtatzënë ishte marrë forcërisht pranë qendrës "Kristal" në kryeqytet dhe ishte detyruar të lindte fëmijën jashtë dëshirës së saj.

Më pas zëdhënësja e policisë thekson se për zbardhjen e ngjarjes janë marrë në pyetje edhe dy taksistët dhe personat të cilët kanë kontaktuar me të si dhe shoqja me të cilën ka pirë kafe ditën që ajo mashtroi se ishte rrëmbyer.

Ndërkohë burime nga prokuroria e krimeve të rënda kënë theksuar për “Ora News” se gjatë dëshmisë së dhënë në prokurori 28-vjeçarja Griselda Rroshi ka pranuar se kjo ngjarje është imagjinatë e saj. Përpara prokurorëve të çështjes 28-vjeçarja ka pranuar e nuk ka qënë shtatëzënë por gjithçka ka qënë një sajesë.

Ndërkohë ende nuk dihen arsyet të cilat e kanë çaur 28-vjeçaren të krijojë një ngjarje të tillë që prej dy ditësh trnditi opinionin publik shqiptar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›