Dëshmia e Muhos: Kumbaro m’u prezantua si gazetar austriak
Ish-shefi i Rendit në Sarandë, Ardian Muho, ka qenë një nga tre dëshmitarët e paraqitur dje për të treguar njohjet dhe lidhjet me Ilir Kumbaron e Ziso Kristopullin. Dëshmitari Muho ka rrëfyer para gjykatës me detaje mashtrimet që i janë bërë disa vite më parë nga i pandehuri Kumbaro. I thirrur në cilësinë e dëshmitarit të akuzës, Muho ka sqaruar se i pandehuri në mungesë i ishte prezantuar si një gazetar austriak. “Kam qenë duke pirë kafe së bashku me disa miq të mi, kur në tavolinë më ka ardhur një person i huaj me emrin Armando. Fliste anglisht. Më tha se ishte gazetar dhe se donte garanci të plotë”, - ka nisur të shpjegojë dëshmitari. Më tej, ai ka shtuar se kishte komunikuar me Stefanin, një efektivin e tij, të cilit i kishte kërkuar që të bisedonte me gazetarin për të rënë dakord, me qëllim që ta transportonte ku të donte ai. Muho ka deklaruar se sa herë që ai së bashku me shoqërinë e tij kishte kohë të lirë, ulej në një bar kafe, ku kishte parë shpeshherë dhe gazetarin, i cili i kishte përshëndetur. “Nëpërmjet Stefanit, për mikpritjen e tij, ai kishte kërkuar që ne të shkonin e të pinim një kafe. Pas pune, jemi nisur për në Ksamil ku edhe kemi ngrënë një drekë në lokalin e Ziso Kristopullit, ku aty kam njohur për herë të parë Zison”, - ka vazhduar Muho. Dëshmitari i dytë në këtë proces ka qenë Stefan Vasili, i cili ka kryer edhe shoqërimin e Armandos gjatë kohës 2-mujore që ndenji në Ksamil. Në dëshminë e tij ai sqaroi trupin gjykues se njihte Ziso Kristopullin, pasi kunatin e tij e kishte mik familjeje. “Kur Ziso ka hapur lokalin e tij në Ksamil, më ka thënë që nëse ke ndonjë turist m’i sill. Një ditë më thërret shefi i Rendit dhe më thotë që ka ardhur një gazetar dhe duhet të lëvizë gjatë ditës. E takoj këtë gazetarin dhe më thotë më ço në Ksamil me 200 lekë, por nuk pranoj dhe pastaj biem dakord që do të lëvizte me 500 lekë. Ai më fliste anglisht, ndërsa unë shqip, ndërsa kuptoheshim nëpërmjet përkthyesit”, - ka nisur të shpjegojë Vasili. Sipas tij, me këtë gazetar ka qëndruar rreth dy muaj ku edhe e ka shoqëruar në të gjitha vendet që ai ka dëshiruar. Ndërsa shpeshherë mësohet se makinën e ka ngarë edhe vetë gazetari. Më tej, ai ka sqaruar se kishte ardhur bashkë me të në Tiranë. “Armando më tha që e kishte kërkuar SHIK-u. Kam takuar shefin e SHIK-ut të Sarandës, i cili më shpjegoi se nuk e kishte me të”, - është mbyllur deklarata e Vasilit. Dëshmitari i tretë i thirrur në këtë proces ka qenë ish-nëndrejtori i SHIK-ut në Tiranë, Stavri Bejri, i cili është shprehur se nuk mbante mend gjë.
Dëshmitari Muho për Kumbaron
“Kam qenë duke pirë kafe së bashku me disa miq të mi, kur në tavolinë më ka ardhur një person i huaj me emrin Armando. Fliste anglisht. Më tha se ishte gazetar dhe se donte garanci të plotë”, - ka nisur të shpjegojë dëshmitari. Më tej, ai ka shtuar se kishte komunikuar me Stefanin, një efektivin e tij, të cilit i kishte kërkuar që të bisedonte me gazetarin për të rënë dakord, me qëllim që ta transportonte ku të donte ai.
Dëshmitari Vasili për Kumbaron
“Kur Ziso ka hapur lokalin e tij në Ksamil, më ka thënë që nëse ke ndonjë turist m’i sill. Një ditë më thërret shefi i Rendit dhe më thotë që ka ardhur një gazetar dhe duhet të lëvizë gjatë ditës. E takoj këtë gazetarin dhe më thotë më ço në Ksamil me 200 lekë, por unë nuk pranoj dhe pastaj biem dakord që do të lëvizte me 500 lekë. Ai (Armando) më fliste anglisht, ndërsa unë shqip, ndërsa kuptoheshim nëpërmjet përkthyesit”, - u shpreh Vasili.