Bashkia e Tiranës: Kriteret e reja për linjat e urbanëve
Kritere të reja për transportin e udhëtarëve në linjat qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse. Për të ushtruar këtë veprimtari, subjektet përkatëse në fillim të janarit do të ndeshen me kritere të reja, të përcaktuara tashmë, por që Këshilli Bashkiak në mbledhjen e radhës do t’i shqyrtojë pikë për pikë. Propozimet janë bërë nga Drejtoria e Transportit dhe Lëvizshmërisë dhe Drejtoria e Kontrollit të Urbanëve në lidhje me kushtet që duhet të plotësojë çdo subjekt për të kryer transportin e udhëtarëve.
Kriteret
Përforcohen kriteret që duhet të plotësojnë subjektet private për të marrë përsipër për të kryer transport udhëtarësh. Si një problem tejet shqetësues për një pjesë të madhe të qytetarëve që përdorin këtë mjet udhëtimi, mospërmbushja e disa kritereve minimale është tejet shqetësues për ta.
Për këtë, operatorët e rinj nga janari, kohë që do të futet në fuqi vendimi, do të ndeshen me kritere krejt të tjera, ndaj dhe për të ushtruar veprimtarinë e transportit të udhëtarëve qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës sipërmarrjet e transportit rrugor fillimisht duhet të paraqesin kërkesë për licencim pranë Bashkisë së Tiranës. Personi juridik që kërkon të licencohet për ushtrimin e veprimtarisë së transportit rrugor të udhëtarëve, duhet të plotësojë një sërë kushtesh. Përzgjedhja e fituesve bëhet me dy faza, ku në fazën e parë bëhet paraqitja e subjekteve të interesuara për t’u licencuar.
Menjëherë pas kësaj, komisioni pranë Bashkisë së Tiranës merr në shqyrtim kërkesat e tyre. Faza e dytë zhvillohet vetëm me konkurrentin e parë në listë (i cili ka më shumë pikë) dhe në rast të shkualifikimit të tij në fazën e dytë vazhdohet me konkurrentin e dytë dhe kështu me radhë.
Urbanët
Shërbimi i transportit ndërqytetës mbulon të gjithë territorin e vendit tonë. Aktualisht, në treg operojnë 98 shoqëri transporti të licencuara dhe kanë në përdorim 614 autobusë me një kapacitet transportues 23 332 vende.
Gjithë sistemi i organizimit të këtij rrjeti të linjave ndërurbane operon me 275 linja udhëtimi dhe me 494 orare operimi në ditë.
Nga të dhënat e Bashkisë së Tiranës, rezulton se linjat interurbane në shkallë kombëtare janë 76, të cilat hyjnë e dalin në Tiranë. Në Tiranë ka 194 orare operimi dhe se vetëm në kryeqytet hyjnë e dalin 2 960 150 udhëtarë në vit me linjat interurbane.
Mjekët, 3 ditë protestë, në punë vetëm urgjenca
Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga sot do të ndërpresin punën në të gjitha shërbimet për tri ditë rresht, në formë proteste. I vetmi shërbim që do të funksionojë është ai i urgjencës. Protesta e mjekëve të QSUT-së vjen si pasojë e rasteve të përsëritura të goditjes së mjekëve në detyrë. Sipas tyre, mjekët ndihen të kërcënuar në punën e tyre, ndaj kërkojnë mbrojtje të figurës së bluzave të bardha dhe jetës së tyre. Protesta e mjekëve vjen pas incidentit më të fundit me mjekun endokrinolog Agron Ylli, si dhe raste të tjera të ndodhura para tij. Protestës se bluzave të bardha do t'i bashkëngjiten emrat më të njohur të mjekësisë shqiptare, si dhe shefat e pavijoneve, duke pezulluar të gjitha operacionet e planifikuara dhe konsultat e mjekut. Shefat e pavijoneve dhe profesorët e dekanatit kanë diskutuar për mënyrën e zhvillimit të protestës së tyre. Bluzat e bardha kërkojnë të mbrohet figura e mjekut që deri më tani është përgjithësuar me anën negative të rasteve të veçanta.
Epidemitë
Ministria e Shëndetësisë, kontroll mbi ushqimin
Vitet e fundit nuk ka pasur epidemi të sëmundjeve që lidhen me ushqimin dhe ushqyerjen, kjo si rezultat i një pune të madhe të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë me institucione të tjera. Ndërkohë, reforma spitalore, e cila do të përfshijë në skemën e sigurimeve shëndetësore 42 spitalet në vend, do të vërë në qendër vetë pacientin. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, tha të martën gjatë konferencës "Të drejtat e konsumatorit dhe shteti në mbrojtje të tyre", e organizuar nga Avokati i Popullit dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, se "mbështetur në Strategjinë e Sistemit Shëndetësor, MSH-ja është duke punuar për reformimin e sistemit shëndetësor, me qëllim përmirësimin e standardeve të cilësisë të shërbimeve të ofruara dhe aksesit për shërbime shëndetësore, bazuar në parimin “i sëmuri të zgjedhë vetë mjekun”, me synim vendosjen e pacientit në qendër të sistemit". Sipas saj, "realizimi me sukses i reformës në kujdesin spitalor, duke kaluar në financimin e shërbimeve nga skema e sigurimeve shëndetësore, e cila nis në janar 2009, përbën një nga sfidat më të rëndësishme të MSH-së".