Antidroga kap 40 kg hashash e 1 kg heroinë
07/04/2011 Në Tiranë e Durrës
Nga dy operacione të Antidrogës janë bllokuar 40 kg hashash në Tiranë dhe 1 kg heroinë në Durrës. Gjatë operacionit “Tre Urat” u arrit sekuestrimi i një sasie prej 40 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. U arrit arrestimi në flagrancë i shtetasve Agron Garuja, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë, i dënuar më parë për “vjedhje me dhunë”, Qazim Daci, 67 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Gëzim Jonuzaj, 53 vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale, në shtetin grek për “shitje të lëndëve narkotike” dhe Artur (Samuel) Ruzhdi Garuja, 33 vjeç, lindur e banues në Kavajë Tiranë, i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale, në shtetin grek për “shitje të lëndëve narkotike”. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këta shtetas, për shpërndarjen e lëndës narkotike në Tiranë dhe shtrirjen e gjerë të aplikimit të metodave speciale të hetimit, u arrit kapja tyre në aksin rrugor Korçë – Ersekë, si dhe zbulimin më pas të linjës së trafikimit në Tiranë, Pogradec, Korçë, Ersekë me destinacion shtetin grek. Kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike u gjet në bagazhin e automjetit tip Audi me targe TR 6015 I në pronësi të shtetasit Agron Jonuzaj, ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës së tij në fshatin Ibë e Sipërme u gjend 2 kg e ndarë në porcione e destinuar për tregun e brendshëm në Tiranë, si dhe një peshore elektronike, e cila shërbente për peshimin dhe ndarjen e porcioneve të mësipërme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua droga, një automjet tip Audi 80 me targa TR 6015 I, një automjet tip Hundai me targa greke BOH 5972 dhe sasia prej 20 000 lekësh të rinj. Sakaq, policia e Durrësit i ka vënë prangat një shtetasi nga Fieri, pasi në mjetin me të cilin udhëtonte është gjetur një sasi droge e llojit heroinë. Ilirjan Sali Hoxhaj, 41 vjeç, i lindur në Fier dhe banues në fshatin Zhupaç të këtij rrethi është kapur në flagrancë teksa po transportonte me mjetin e tij 1 kg e 32 gr drogë e llojit heroinë. Mjeti Benz Mercedes me targa FR 8462 C është bllokuar për një kontroll rutinë, sipas policisë së Durrësit, nga një pikë kontrolli në hyrje të qytetit të Durrësit në vendin e quajtur Plepa. Mjeti po vinte nga superstrada Kavajë-Durrës në kohën që është ndalur dhe në sediljen e pasme janë gjetur 2 pako drogë. 41-vjeçari Hoxhaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim për policinë, e cila krahas dy pakove me lëndë narkotike ka sekuestruar edhe 1940 euro, të cilat ishin prerje të ndryshme në euro dhe në 500 lekësh. Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se ky shtetas nuk është person me precedent penal, ndërsa nuk është thënë asgjë lidhur me destinacionin e heroinës.