Dëshmia, “fundosen” të pandehurit e masakrës së Cërrikut
Bujar Buzani rrëfeu me detaje ngjarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Buzani: “Në këmbim të gardistëve, Met Bozi na premtoi dokumente për në Amerikë”
Laureta Rryçi
Fundosen të pandehurit e dosjes së masakrës së Cërrikut, rrëfimi i djeshëm zbuloi me detaje pozicionin që secili ka pasur në ngjarjen e 1997-s. Bujar Buzani, edhe pse s’ka përfituar nga statusi i të penduarit, duket se e ka ndier dje për detyrë të rrëfente gjithçka dinte për ditën ku mbetën të vrarë gjashtë gardistë. Në seancën e radhës, përballë kolegjit penal dhe palëve në proces, Buzani për më shumë se dy orë me radhë ka risjellë ngjarjen e rëndë që tronditi në atë kohë Cërrikun. Sipas dëshmisë së tij, jo vetëm ai me vëllezërit, por edhe të fortët e asaj kohe të Cërrikut, janë mashtruar nga Met Bozi. “Ne qëlluam atë ditë mbi policët, sepse Met Bozi na pati premtuar se do të na bënte dokumentet për Amerikë të gjithëve”, - tha dje Buzani. Më tej i pandehuri ka shtuar se mbi blindin qëlloi Arian Toska, ndërsa djemtë e tjerë kishin pozicione nëpër tarracat e pallateve. Sipas dëshmisë së djeshme të Buzanit, të vetmit që nuk i ka parë atë ditë kanë qenë Alban Toska dhe Entel Gashi. Të tjerët që janë sot pas hekurave duket se kanë qenë pjesë e atij skenari të organizuar nga Met Bozi.
Seanca
Procesi gjyqësor ndaj bandës së Cërrikut zbardh ngjarjen e rëndë të vitit 1997 ku mbetën të vrarë 6 policë. Procesi në ngarkim të bandës së Cërrikut vijoi dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda me dëshminë e njërit prej të pandehurve për ngjarjen e rëndë në vitin 1997 në qytezën e Cërrikut, ku, si pasojë e një sulmi me armë zjarri, u vranë 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën disa punonjës të Policisë së Shtetit në tentativë për vendosjen e rendit dhe të qetësisë publike. I pandehuri Bujar Buzani tregoi ngjarjen e ndodhur disa vite më parë duke implikuar edhe të pandehur të tjerë në ngjarjen e rëndë në Cërrik. Dëshmia e tij është cilësuar si një nga provat e forta të prokurorisë për çështjen në fjalë. Në këtë proces janë marrë me cilësinë e të pandehurit Llazar Bicja, Met Bozi, Arian Toska, Roland Sota (Xhepaxhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Entel Gashi. Këta persona, shumë prej tyre të arrestuar vitin që shkoi nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, akuzohen ndër të tjera për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim".
Dëshmia
“Vëllai im, Sokol Buzani, nuk ka qëlluar mbi blindin”, - ka treguar i pandehuri. Më pas, ai ka shpjeguar se ditën e ngjarjes ka vënë re se arma 12.7 ishte montuar para se të vinin makinat e policisë duke vërtetuar se gjithçka ishte mirorganizuar atë ditë për të pasur sa më shumë viktima nga radhët e efektivave të policisë. Sipas kësaj dëshmie, ngjitur me blindin ka parë dy gardistë të vrarë ndërsa më vonë ka mësuar se të vdekur kishin mbetur gjashtë persona. Sipas Buzanit, Bozi kishte shfrytëzuar gjendjen e hasmërisë që kishte familja e tij me grupet e tjera në Cërrik. “Ditën e ngjarjes i kam parë të ishin bashkë Land Xhepaxhiun, Met Bozin dhe Llazar Bicen. Në atë ditë kanë qenë edhe të gjithë të pandehurit që janë këtu, përveç Entel Gashit dhe Alban Toskës, që nuk m’i kanë parë sytë atë ditë”, - dëshmoi i pandehuri. Sipas tij, para se të vinin makinat e policisë, djemtë i kishin zënë pozicionet në tarracat e pallateve dhe më pas ka nisur një luftë e vërtetë mes tyre dhe gardistëve. Sipas tij është vënë re edhe një grua, e cila kërkonte të mos qëllonim mirëpo sërish të shtënat nuk kanë pushuar derisa i kanë nxjerrë fundin të gjithave.
Masakra e Cërrikut, versioni i plotë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Prokuroria pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 17.07.2007, ka filluar procedimin penal nr.45, akti për veprën penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë në bashkëpunim, të mbetur në tentativë, më shumë se një herë. Kjo për faktin se më datë 23.05.1997, rreth orës 08.30, janë goditur me armë zjarri punonjësit e Gardës së Republikës dhe punonjësit e policisë lokale, goditje e kryer nga disa persona dhe me armë të ndryshme, prej të cilave kanë gjetur vdekjen punonjësit e gardës Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Qemal Mehmeti, Sali Martini dhe Petrit Ndoi si dhe janë plagosur dhe disa punonjës të tjerë të policisë. Një ditë më parë, më datë 22.05.1997, është sulmuar me armë zjarri Posta e Policisë së qytetit të Cërrikut nga disa persona që kanë mundësuar largimin me forcë të forcave të policisë që kanë qenë në postë. Pas kësaj, më datë 23.05.1997, forca të policisë së Komisariatit të Policisë Elbasan të drejtuara nga Agron Kuliqi, në bashkëpunim edhe me forcat e Gardës së Republikës, kanë shkuar në qytetin e Cërrikut për të rivendosur rregullin dhe qetësinë si dhe për të mundësuar grumbullimin e armëve dhe municionit që tashmë ishin në duart e popullsisë civile. Pas marrjes në dijeni të këtij fakti, Llazar Bicja dhe Meti Bozi, po në këtë ditë, mendohet se kanë organizuar një grup personash që momentalisht ishin në hasmëri, me qëllim goditjen e forcave të policisë të ardhura nga Tirana. Kështu ato kanë shkuar tek Lagjja Nr. 3 Cërrik dhe janë takuar me Arian Toskën, Besnik Toskën, Luftar Toskën, Alban Toskën, Sokol Buzanin, Bujar Buzanin, Tomorr e Bashkim Buzanin të cilët kanë lidhje gjinore me njëri-tjetrin dhe qëndronin në një vendrojë të armatosur, për shkak të hasmërisë që ato kishin me familjen e Eduart Peqinit, të cilët i kanë nxitur për të goditur duke i mashtruar se ata kishin ardhur për të grabitur, përdhunuar dhe vrarë familjarët e tyre. Llazar Bicja dhe Met Bozi kanë nxitur Roland Xhepaxhiun dhe disa të tjerë për t’u pozicionuar dhe goditur forcat e policisë në tarracat e qytetit. Ky i fundit së bashku me disa të tjerë është pozicionuar në tarracën e një pallati, 200 m larg kinemasë, të armatosur me armë të ndryshme automatike. Të njëjtin veprim kriminal ka bërë edhe Skënder Cano, në bashkëpunim me ta, duke i nxitur të pozicionoheshin në tarracat e disa pallateve të tjera dhe të kundërpërgjigjen në rast të sulmit nga ana e policisë. Pas këtij pozicionimi, sikurse u ka thënë Llazar Bicja dhe Met Bozi, kanë mbërritur aty forcat e policisë lokale dhe të Gardës së Republikës, lëvizja e të cilëve bëhej në autokolonë të përbërë prej dy IFA-sh, një furgoni të blinduar dhe dy diagaçe. Në momentin që ata kanë qenë në qendër të qytetit janë qëlluar nga Ardian Rama (tashmë i vdekur). Pas kësaj është gjuajtur edhe nga forcat e policisë. Në momentin që forcat e Gardës kanë qenë përballë kinemasë në qendër të qytetit,
goditja me armë zjarri ndaj tyre ka qenë maksimale në dy drejtime kryesore. Në ndërtesën e kinemasë së qytetit kanë qenë të pozicionuar Arian Toska, Luftar Toska, Besnik dhe Alban Toska, Sokol Buzani (tashmë i vdekur ), Bujar Buzani, Tomorr dhe Bashkim Buzani, ndërsa në tarracën e një pallati përballë me kinemanë ishin pozicionuar Roland Xhepaxhiu, Klodian Mema (tashmë i vdekur) dhe persona të tjerë. Makina e blinduar është goditur me antitank dhe gjithashtu brenda saj është gjuajtur edhe me granatë, veprime prej të cilave janë djegur dy prej efektivave të policisë. Me aktivitet në këtë sulm kanë qenë dhe Arian Toska dhe Sokol Buzani (tashmë i vdekur). Në afërsi të pallatit nr.1 të Cërrikut, në një arë të mbjellë me thekër, është vrarë dhe një polic tjetër i Gardës. Po kështu, Skënder Cano, në bashkëpunim me të tjerë, janë pozicionuar në tarraca pallatesh të armatosur me armë të kalibrave të ndryshëm, si automatikë, kallashnikovë, granata, kundratanke. Efektivi që është vrarë në arë është ekzekutuar nga Skënder Cano në bashkëpunim me të tjerë. Gjithashtu në këtë ngjarje janë plagosur edhe disa policë të tjerë dhe nuk është plagosur apo vrarë asnjë prej qytetarëve të Cërrikut.
5 Nentor 2008