Kodi i ri Zgjedhor, si do të bëhet numërimi dhe vlerësimi i votave
Cilat janë rastet kur vota do të shpallet e pavlefshme. Procedurat kur numërimi dhe vlerësimi i votave do të kontestohen
Shaban Sulçe
Zbardhen mënyra se si do të realizohet procesi mjaft i rëndësishëm i numërimit dhe i vlerësimit të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gazeta “Albania” zbardh pjesë të Kodit Zgjedhor, për të cilat Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë parimisht dakord për ta miratuar. Kjo pjesë e Kodit lidhet me të gjithë procesin që ka të bëjë me administrimin e votave dhe përfshin që nga përcaktimi i vendeve të numërimit të votave, mënyrës se si do numërohen fletët e votimit dhe se si do të vlerësohen ato.
Numërimi i votave
Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve merr vendim për fillimin e numërimit të votave vetëm pasi të ketë marrë në dorëzim të gjitha kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve të votimit nga të gjitha qendrat e votimit nën juridiksionin e saj. Anëtarët e grupeve të votimit me radhë vetëm sipas numrit rendor rritës të qendrave të votimit marrin nga stiva e kutive të votimit kutitë e votimit me fletët e votimit, si dhe kutinë respektive me materialet e votimit të vetëm një qendre votimi dhe i vendosin ato pranë tryezës së grupit të numërimit përkatës. Pasi verifikohet vula e kryetarit të KQV-së, mbi tryezë hapet kutia e votimit, duke këputur vulat me kodet e sigurisë. Nga kutia nxirret procesverbali për mbylljen e votimit dhe verifikohet nëse në kuti ndodhen zarfi “fletë votimi të papërdorura” së bashku me kundërfletët, zarfi “fletë votimi të dëmtuara”, lista e zgjedhësve, origjinalet e vendimeve të KQV-së, vula e KQV-së, vulat me kodet e sigurisë të papërdorura dhe ato të dëmtuara si dhe Libri i Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.
Numëruesi i parë numëron fletët e votimit të papërdorura dhe në përfundim të numërimit ua bën të ditur shifrën anëtarëve të grupit të numërimit dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Anëtari tjetër i grupit të numërimit bën verifikimin e shifrës së deklaruar me atë që është shënuar në proces-verbalin për mbylljen e votimit. Nëse shifrat nuk përputhen, ose nëse kërkohet rinumërim nga ndonjë prej anëtarëve të grupit të numërimit ose vëzhguesve, numëruesi i parë është i detyruar të rifillojë numërimin. E njëjta gjë parashikohet edhe për numrin e fletëve të votimit të dëmtuara, numrin e zgjedhësve dhe numrin e fletëve të përdorura. Pas kësaj numëruesi i parë vendos mbi tryezë kutinë e votimit dhe e hap atë duke këputur vulat me kodet e sigurisë. Numëruesi i parë dhe anëtarët e grupit të votimit nxjerrin nga kutia fletët e votimit dhe zarfin me procesverbalin e vulosjes, i shpalosin fletët e votimit dhe i vendosin mbi tryezë me pjesën e pasme të fletës nga ana e sipërme. Fletët e votimit të stivuara numërohen nga numëruesi i parë, i cili në përfundim të numërimit ua bën të ditur shifrën vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Shifra e deklaruar verifikohet me shifrën që del nga diferenca e numrit të fletëve të votimit të përdorura me numrin e fletëve të votimit të dëmtuara. Nëse shifrat nuk përputhen ose nëse kërkohet nga ndonjë prej anëtarëve të Grupeve të Numërimit, Grupi i Numërimit është i detyruar të rifillojë edhe njëherë numërimin e fletëve të votimit. Në rast se nga verifikimet e kryera konstatohen pasaktësi ose parregullsi, atëherë grupi i numërimit ose cilido nga vëzhguesit e subjekteve zgjedhore që bën konstatimin, njofton menjëherë KZAZ-në për mospërputhjet. Njoftimi bëhet me ngritjen e dorës dhe pa lëvizur nga vendi. Ngritja e dorës pezullon çdo veprim të mëtejshëm të grupit të numërimit, derisa KZAZ-ja të njihet me çështjen dhe ta verifikojë atë. Në rast se KZAZ-ja konfirmon pasaktësinë ose parregullsinë, e pasqyron atë në procesverbalin e konstatimit.
Vlerësimi i votave
Vlerësimi i votave fillon menjëherë pas kryerjes së numërimit të fletëve të votimit. Numëruesi i parë i grupit të numërimit hap në mënyrë të plotë çdo fletë votimi, bën vlerësimin e saj me zë të lartë duke vepruar sipas kësaj radhe. Vlerëson nëse fleta e votimit ka të njëjtën madhësi, formë dhe ngjyrë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja, në rast të kundërt e vlerëson votën të pavlefshme. Më pas verifikon nëse në fletën e votimit është vula e KQV-së dhe vula e kryetarit të KQV-së, në rast të kundërt e vlerëson votën të pavlefshme. Së treti, verifikon nëse ekziston ndonjë nga shkaqet e tjera që e bëjnë votën të pavlefshme. Në rast se nuk ekziston asnjë prej këtyre rrethanave që e bën votën e pavlefshme, numëruesi i parë i grupit të numërimit çmon dhe pastaj propozon për vlerësim anëtarëve të tjerë, se cilës partie politike, partie anëtare të një koalicioni zgjedhor apo kandidati i është hedhur vota. Numëruesi i parë është i detyruar t’ua tregojë fletët e votimit anëtarëve të grupit të numërimit si dhe të mundësojë leximin e fletës nga ana e kamerës regjistruese. Nëse anëtarët e grupit të numërimit dhe vëzhguesit e subjekteve zgjedhore në numërim janë dakord me vlerësimin, fleta e votimit ndahet sipas vlerësimit dhe kryetari merr fletën tjetër të votimit. Nëse ndonjë anëtar i grupit të numërimit ose ndonjë prej vëzhguesve të subjekteve zgjedhore s’është dakord me vlerësimin e kryetarit, kryetari e vendos fletën e votimit të kundërshtuar në një vend të veçantë për fletët e votimit të kontestuara dhe vijon me fletën tjetër të votimit. Fletët e votimit ndahen mbi tryezën e punës në vende të caktuara dhe të veçanta në grupime të votave për çdo subjekt zgjedhor, në vota të vlefshme dhe vota të kontestuara. Në rastin e koalicioneve votat e vlefshme të secilës prej partive anëtare të koalicionit grupohen veçmas dhe pranë njëra-tjetrës duke identifikuar votat për secilën prej partive anëtare të koalicionit. Në përfundim të numërimit të fletëve për çdo kuti votimi, grupi i numërimit rivlerëson fletët e votimit të kontestuara.
Nxjerrja e rezultatit
Pas numërimit dhe vlerësimit të votave për çdo kuti me fletë votimi, numëruesi i parë numëron votat për çdo subjekt, duke filluar sipas renditjes së subjekteve në fletën e votimit. Pas çdo numërimi, shifrën ai ua bën të ditur anëtarëve të grupit të numërimit dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Nëse kërkohet nga ndonjë anëtar i grupit të numërimit, numëruesi i parë është i detyruara të rifillojë edhe njëherë numërimin e votave për atë kandidat. Në përfundim të kësaj procedure, numëruesi i parë, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit të numërimit, plotëson tabelën e rezultateve për atë qendër votimi, sipas formularit tip të përcaktuar nga KQZ-ja. Tabela origjinale e rezultatit të votimit, duke përfshirë edhe kundërshtimet, i dorëzohet menjëherë dorazi KZAZ-së nga grupi i numërimit. Kopje të tabelës së rezultateve i jepet çdo anëtari të grupit të numërimit dhe vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Një kopje i dërgohet menjëherë në rrugë elektronike KQZ-së.
Llojet e fletëve të votimit
Votat e pavlefshme janë kur:
-fletët e votimit nuk kanë të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të miratuar nga KQZ-ja;
-kur fletët e votimit i mungojnë vulat, kur në të janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur vlerësimin e votës;
-kur në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të caktuara zgjedhore;
-kur është votuar më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletët e votimit;
-kur nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore, kur nuk është e qartë se për kë është votuar;
-kur zgjedhësi ka votuar për një subjekt që nuk është në fletën e votimit.
5 Nentor 2008