E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia tronditëse e Breivik, parashikonte edhe 3 atentate me bombë

OSLO- Anders Behring Breivik, i gjykuar për masakrën e 77 personave vitin e kaluar ne Norvegji, u shpreh sot se objektivi i tij fillestar ishte kryerja e tre sulmeve me bombë, e pasuar nga një shkëmbim zjarri.

"Plani ishte, tre makina bombë të pasuara nga një shkëmbim zjarri", deklaroi Breivik ditën e katërt të procesit gjyqësor kundër tij.

I pyetur nga akuzuesi, ekstremisti i djathtë shpjegoi se kishte ndërmend vendosjen e dy bombave nga një ton secila, njërën në lagjen e ministrive, ashtu siç bëri më 22 korrik të vitit 2011, dhe tjetrën pranë selisë së Partisë Laburiste.

Ai gjithashtu kishte planifikuar vendosjen e një bombe prej 500 kilogramësh pranë një objektivi të tretë shumë të pasigurt, duke iu referuar një kulle, që mbulonte gazetën norvegjeze, "Aftenposten", parlamentin, Hotelin e qytetit Oslo, apo Pallatin Mbretëror.

Në qoftë se ai do t'u kishte mbijetuar këtyre sulmeve, çka ai gjykon si të pamundur, ai kishte gjithashtu ndërmend kryerjen e një shkëmbim zjarri kundër pronarëve të përkohshëm të banesës së famshme në Oslo, "Blitz", gazetës, "Dagsavisen" dhe partisë së majtë socialiste, ndërtesat e së cilës janë gjeografikisht afër.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›