Dëshmia vjen prej syve të tillë
I lodhur prej të mos bërit asgjë, ose të bërit fare pak për veten, dikur, ndali një çast dhe vendosi se diçka duhej të ndryshonte patjetër. Jeta duhej të merrte një kuptim. Karim Ben Khelifa, sot fotoreporter mjaft i njohur lufte, dhjetë vite më parë ishte një djalë i thjeshtë, që vërtitej rrugëve të vendit të tij. Po kaq vite më parë, dëgjon për luftën në Kosovë. I pëlqenin udhëtimet, të njihej me vende të reja, por, ndryshe nga shumë të tjerë, ai donte t‘i prekte nga afër këto realitete, pavarësisht gjendjes, në paqe a luftë qofshin...
1998! Për herë të parë zbret në Shqipëri... Vështirë që drejt Kosovës të nisej legalisht, emri i tij mysliman ishte një pengesë e madhe. Në Tiranë u njoh me Dritanin... Mes kafeneve të vogla që kishin pushtuar në atë kohë Parkun Rinia, ai rekrutonte të rinjtë për t‘u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu u bë edhe lidhja për me anëtarët e UÇK-së në Tropojë. Nga Tropoja, kufirin për në Kosovë e kaloi ilegalisht, njësoj si të tjerët duke ecur mbi një tokë të minuar e shumë pranë ushtrisë serbe. Kishte frikë, shumë frikë... Për herë të parë në Kosovë, u njoh me dhunën. Vdekjen e pa shumë pranë!
E ai fotografonte pambarimisht, mes plumbave të ushtrisë serbe, jo pak herë u gjend në vështirësi. Por aty, në atë shesh lufte, ku njerëzit humbin gjithçka, ai arrinte të shihte një fije shprese, pak dritë në fund të tunelit. Ky ishte objektivi, kjo ishte çka do t‘i tregonte botës më pas. "Aty gjeta shumë shkatërrim, dëshpërim. Kishte frikë të madhe në radhët e shqiptarëve të Kosovës. Megjithatë, pavarësisht dramës, dhimbjes në fytyrat e tyre unë arrija të shikoja gëzim, sepse ata e ndienin se pas kësaj do të ndryshonte gjithçka, kishte shpresë, vinte era liri", kujton ai. "Unë gjithnjë kam dashur që në fotografitë e mia të sjell atë që shikoj me të vërtetë. Në to gjen shumë ndjeshmëri e dashuri. Gjithnjë mundohem ta vendos veten në një nivel me njerëzit që takoj. Në fotot e mia shpreh dashurinë për këta njerëz", thotë fotoreporteri Karim Ben Khelifa. "Ndonjëherë është e interesante edhe nga ana shoqërore të bësh foto lufte. Ndonjëherë është edhe diçka e dyfishtë. Në këtë mënyrë ti do të testosh veten si qenie njerëzore, por në të njëjtën kohë do edhe të bësh diçka ndryshe. Ndoshta është edhe pak naive, por në këtë mënyrë kërkon edhe të ndryshosh botën, (gjë që nuk e kam bërë dot), por e rëndësishme është të përpiqesh", thotë ai. E në vazhdën e përpjekjeve, pas përfundimit të shërbimit në luftën në zemër të Ballkanit, u kthye në Belgjikë. Aty publikoi rrëfimet fotografike nga Kosova... Dashuria për të udhëtuar, për të fotografuar, për të dëshmuar historinë e kohës së tij, e shtyu të vazhdonte këtë profesion. Pas publikimit të fotoreportazhit nga Kosova, ai hyri në listën e fotoreporterëve më të mirë. "U bëra i njohur, fillova të punoj për "Washington Post", "Le monde" e një seri gazetash e revistash të njohura", tregon më tej ai. Fotot që dëshmuan luftën e Kosovës, më vonë ai përmblodhi në një libër prej 96 faqesh, ku publikoi rreth 60 fotografi. "Prej vendit tuaj, unë u bëra ky që jam sot". Që prej vitit 1998, ai nuk u kthye më në Shqipëri, e as në Kosovë, vend prej të cilit u bë i njohur. Fjalën e tij, për shtetin më të ri në Ballkan, ai e tha. "Tashmë shqiptarët e Kosovës e fituan pavarësinë. Të tjera vende kanë nevojë për dëshminë time". Gjithçka ndodhi natyrshëm më pas. Pas luftës së Kosovës, Karim Ben Khelifa, iu kushtua ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Edhe prej aty kishte shumë për të treguar, bota duhej të njihej edhe me to, sepse ai do të tregojë mbi ato çka sytë shohin, mbi një realitet ndonjëherë edhe të padukshëm, të largët, të dhunshëm e të frikshëm. Ai do të tregojë një realitet, prej të cilit edhe mund të humbasë jetën. Shumë herë është ndier keq gjatë kohës që ka qenë me shërbim, për të mos thënë të gjitha herët. E konsideron veten me fat, me shumë fat, edhe pse sytë e tij kanë parë gjithçka. "Shumë dhunë kam parë në jetë, një dhunë që ka ardhur gjithmonë duke u shtuar. Ka shumë gjëra që nuk i harroj dot, por më e tmerrshmja mendoj se më ka ndodhur në Kerbelah të Irakut, në vitin 2004. Shumë njerëz u varën para syve të mi", kujton Karim Ben Khelifa. Kur për herë të parë shkoi për shërbim në Lindjen e Mesme, kur gjendja ishte më e qetë sesa është sot, ai dëgjonte nëpër kafene që njerëzit kishin ankesa. Donin një shtëpi më të mirë, shkolla më të mira, këpucë më të mira... "Të gjitha këto kërkesa, i gjithë ky mjerim e varfëri të bën të kërkosh për më shumë, e kur nuk i arrin në rrugë të drejtë, të vjen të revoltohesh e kështu ndodh të shpërthejë edhe lufta. E në këtë gjendje unë them se për fondamentalistët islamikë është edhe më e thjeshtë të bëjnë shpëlarje truri. Kam përshtypjen se kjo është edhe arsyeja që ne jemi në këtë gjendje sot. Prej varfërisë ekonomike lind gjithçka", komenton ai. Tashmë është duke përgatitur një botim të ri, "Bota myslimane pas 9/11". "Dua që nëpërmjet këtyre fotografive të sjell atë që ka ndryshuar pas 11 shtatorit, të tregoj se çfarë i solli botës myslimane kjo ngjarje. Unë dua të sjell myslimanët ashtu siç janë, sepse ka pasur dashuri në radhët e tyre, ka pasur luftëra, por ka pasur edhe shumë keqkuptime", vazhdon më tej. E në sytë e tij, bota myslimane, ajo e vendeve të Lindjes së Mesme, ka ndryshuar diku për mirë e diku për keq. Ka ndryshuar sepse mediat e kanë ndryshuar atë. "Për botën mediatike ka qenë më e lehtë të tregojë nga dhuna sesa nga e përditshmja. Unë pikërisht këtë dua të dëshmoj, pa e mohuar dhunën, kam dëshirë t‘i tregoj se në këto vende ka edhe jetë. Dua të them se, nëse ka dhunë, kjo ndodh për një arsye. Unë nuk dua të mbaj një anë, në atë që rrëfej, dhe njerëzit nuk janë të verbër. Ata gjithnjë i dinë arsyet për çka ndodh rreth tyre, e gjithnjë ka një arsye shumë të mirë për t‘u ankuar mbi atë që nuk shkon, ju vetë e keni një rast siç është diktatura e Enver Hoxhës", thotë ai.
Pas kaq vitesh reporter lufte në Lindjen e Mesme, ai i njeh mirë edhe problemet e islamizmit në këto vende. Thotë se feja myslimane është individualiste, secili e kupton ashtu siç e ndien. Në këtë fe, marrëdhënia midis njeriut e Zotit është më e drejtpërdrejtë. "Doni të dini se cila është e përbashkëta mes një myslimani nga Maroku, Iraku, Palestina apo Shqipëria? Pikërisht fakti se ata e kuptojnë fenë në mënyra të ndryshme". E megjithatë ka edhe më shumë, problemet nuk lindin vetëm prej fesë. Tani, pas më shumë se dhjetë vjetësh eksperiencë si fotoreporter lufte, ai di të gjejë shumë mirë të përbashkëtat e këtyre vendeve, ku mbizotëron tmerri, mungesa e lirisë. "Nuk mendoj që njerëzit kur janë të lirë dhe kanë një ekonomi të mirë kanë dëshirë për të luftuar. Unë mendoj se njerëzit luftojnë se u mungon diçka në jetët e tyre, në rast se për ta e nesërmja është më e mirë se e sotmja, nuk ka asnjë arsye për të luftuar. Por, nëse dikush të ndalon që të bësh një jetë më të mirë, atëherë të duhet të luftosh", thotë ai. E gjithë kjo dhunë, ndonjëherë të bën një njeri më të mirë e herë të tjera më të keq. Por, Ben Khelifa thotë se mbetesh i njëjti, edhe pse në thelb, diçka ndryshon. "Por, pavarësisht tmerreve, e gjithë kjo dhunë, me të cilën jam ndeshur, mua më ka bërë që sot ta dua jetën më shumë nga sa e doja dhjetë vjet më parë. Pas gjithë këtyre, dua të jem një njeri më i mirë".