Obama, fjalim para kombit me argumentet përmbyllëse të fushatës
Barak Obama do të flasë sot drejtpërdrejt për 30
minuta në një miting në Florida. Ky fjalim është i
shumëpritur, sepse u drejtohet gjithë Shteteve të
Bashkuara, pasi në të ai pritet të japë argumentet
përmbyllëse të fushatës së tij para një audience prej
miliona vetash. Fjalimi do të transmetohet në shumë
kanale të rëndësishme televizive të Shteteve të Bashkuara.
Sipas disa detajeve të fjalimit të dala nga bashkëpunëtorët
e Obamës, kandidati ka vendosur historinë
e tij personale në qendër të një pjese të fjalimit,
duke e lidhur atë me ndryshimin e madh në prag
të të cilit ndodhen Shtetet e Bashkuara. Vetë historia
personale e Obamës është një histori ndryshimi dhe
shprese, një shpresë që më në fund ndodhet në prag
të realizimit. Obama ka zgjedhur Floridën që është
një sheshbeteje kyç për votimet, shteti që i dha fitoren
Bushit në vitin 2000 dhe 2004. Por këtë herë
gjithçka është shumë më e rëndësishme. Kjo është
hera e parë që një kandidat presidencial mban një
fjalim para kombit ende pa u shpallur president dhe
sigurisht që ka hasur në kundërshtimin e republikanëve
si një hap arrogant dhe i tepruar.