Dëshmit e 4 të akuzuarve në sallën e gjyqit
31/01/2005
Bujar Himçi
Jam i pafajshëm. Kam më shumë se gjashtë muaj që qëndroj në burg pa e ditur arsyen dhe sepse kam bërë detyrën pa përfituar asnjë dollarë. Kam drejtuar komisionin për hartimin e dokumentave të tenderit dhe nukkam favorizuar asnjë firmë.
Arben Prifti
Nuk e vë në diskutim pafajsin time. Unë nuk kam favorizuar asnjë firmë pjesmarrëse, madje kam kryer detyrën si kryetar i agjensisë së prokurimeve pa anshmëri. Firmat që humbën shansin në tender, nuk kanë sjell ankesat që në fillim por pasi ishin mbyllur proçedurat.
Edmond Aliaj
Është në munges. Në emër të tij foli avokati me prokur Hysni Beti. Beti tha se klienti i tij akuzohet vetëm për shpërdorim detyre në tenderin e karburanteve dhe nuk ka lidhje me tenderin e pasaportave, pavarësisht se prokuroria e akuzon edhe për këtë vepër.
Veli Myftari
Veli Myftari ka deklaruar në një nga seancat e gjyqit se se prapa gjitha kësaj loje qëndron një sekser i cili i shërben politikës. Myftari ka deklaruar se veprimet e tij nuk kanë qenë vepër penale. Ish drejtori i Rendit ka pohuar në gjykatë se nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit për problemin e tenderit të pasaportave janë ushtruar tre kontrolle dhe në dy të parat janë dhënë përgjigje që nuk kishte shkelje të ligjit.