E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është Fatos Xhakrosa

31/01/2005  

Është 35 vjeç, rreth 180 centimetra i gjatë, flokë të zeza, pak i mbushur, i plagosur në bark nga hasmi që ka në Burrel, qyteti i tij i lindjes. Këto janë pak a shumë karakteristikat e një personi shumë të kërkuar, jo vetëm nga drejtësia shqiptare, por edhe nga ato të vendeve të tjera, kryesisht në Itali, Greqi, Gjermani, Francë dhe Norvegji. Sipas prokurorisë është një nga kapot e trafikut të femrave. Asnjëherë nuk shfaqet me emrin e tij të vërtetë, të vendosur nga prindërit. Thirret me pseudonimin "Daja". Në të vërtetë emrin e ka Fatos Xhakrosa. Gjithsesi në shtetet e lartpërmendura lëviz me një pasaportë, ku emrin e shënuar e ka Astrit Lika. Të gjitha këto të dhëna, janë dhënë nga një vajzë adoleshente e terrorizuar dhe trafikuar më pas nga i kërkuari

Dosja

Gjithçka ndodhet e shënuar në dosjen penale që mban emrin e të pandehurit Fatos Xhakrosa dhe ka nisur të gjykohet nga gjyqtari Sokol Tona. Është hetuar dhe vazhdon të gjykohet në mungesë. I pandehuri Xhakrosa është nga Burreli. Është larguar nga vendi gati katër vite më parë. Bëhet e ditur se, Xhakrosa ka patur probleme me hasmin në vendin e tij të lindjes. Si pasojë, ai, edhe është plagosur në bark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›