Gratë e zhdukura, katër në një muaj
31/01/2005
Vonesat e policisë, prishja e vendit të ngjarjes dhe mungesa ë dëshmitarëve
Erieta, Irena, Mimoza, Marseda dhe Anila. Pesë gratë e zhdukura dhe gjysëm të zhdukura, që i bashkuan fatkeqësitë dhe i ndau fati i ndryshëm. Dy muajt e fundit, në policinë e Tiranës dhe të Durrësit, janë depozituar katër kallëzime penale për zhdukjen e tetë personave. Të afërmit e tre të zhdukurave të fundit, më shumë nga frika e ripërsëritjes së një fati të keq, sesa nga makthi i zhdukjes së vërtetë, sapo vunë re mungesën e grave në shtëpi, vrapuan në dyert e komisariateve dhe ia besuan gjithçka u kishte ndodhur policisë. Vëllai i Mimoza Sasajt, i cili prej ditësh kishte parë faqet e para të gazetave ku qëndronte zhdukja misterioze 50-ditore e 39-vjeçares Irena Seli. I frikësuar për fatin e së motrës, Ylberi shkoi bashkë me dajën e tij Mark Doda dhe denoncoi në komisariatin 1 të policisë së Tiranës, zhdukjen e motrës së tij, bashkë me katër fëmijët e saj. Një ditë më pas në Durrës, i nxituar Altin Gjoliku shkon në policinë e qytetit dhe njofton zhdukjen e të shoqes 21-vjeçare, Marsela Haka. Ai i tha policisë së gruja i ishte larguar nga shtëpia pa gjurmë. Në datë 28 janar, Ilir Hysenllari banor i kryeqytetit, kallëzoi në polici zhdukjen e të bijës së tij Anilës e cila banonte në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Ajo kishte më shumë se dhjetë ditë që nuk i ishte kthyer në shtëpi babait të saj e ndërkohë nuk kishte lënë asnjë ardesë a njoftim për vendin ku ndodhej, por kishte mbyllur edhe telefonin. I pari në gjithë këtë histori zhdukjesh dhe gjysëm zhdukjesh, është pronari i kompleksit “Bruno” në Tiranë, Agim Musho. Në fund të një udhëtimi prej nënte orësh nga porti i Triestes në Durrës gjatë datave 15 dhe 16 dhjetor 2004, gruaja e tij Irena, iu zhduk nga sytë pa lënë asnjë gjurmë nga pas. Ndërsa zhdukja më e bujshme, stina e së cilës dukej se u rikthye këtë fillmiviti në Shqipëri, ndodhi këtu e katër vite më parë, kur Erieta Avdyli gruaja 31-vjeçare e ish-shëfit të komisariatit 1 të policisë kryeqytetase dhe punonjësja e UNICEF-it, i humbi gjurmët pasditen e datës 28 mars 17.30. Ajo u gjet tre muaj më pas.
Hetimet
Hetuesit ende nuk janë të sigurtë nëse nëna e Erdrit dhe Siborës do të ishte e gjallë sot, nëse hetimi i dosjes “Erieta”, do të kishte shkuar paq. Jo vetëm fjalët nën zë në korridoret e Prokurorisë së atëhershme, apo analizat intime në zyrat me pak hetues në Prokurori, por edhe prindërit e Erieta Avdylit, lënë për të dyshuar në hetimin e rregullt dhe efektiv të dosjes. Pa patur një bazë të fortë në prova, por më shumë duke besuar në itinerarin e lëvizjes dhe kqyrjen e kufomës, hetuesit sot besojnë se nëse në datën 28 mars 2000, hetimi do kishte filluar shpejt dhe në mënyrë efektive, ndoshta Erieta do të oshte e gjallë sot. Një version i paprovuar por i krijuar tashmë, i cili qëndron në dosjen e mbyllur në polici. Hetuesit kanë shpresën e vonuar se para se të çohej në Durrës për tu vrarë, Erieta është mbajtur diku për disa ditë. E nëse hetimi do të kishte qenë efikas, kjo “strehë” do të ishte zbuluar, duke ndaluar ngjarjen misterioze, fundi i së cilës u ndodh në një kazan plehrash në fshatin Romanat të Durrësit. Aq më tepër, kur nëpër organet e hetimit, qarkullonin informacionet se Erietën e kishin çuar dy javë para zhdukjes, në vendin ku do të gjendej kufoma e saj. Një informacion ky, që nuk dihet pse nuk është marrë në konsideratë në ditët e muajit mars të katër viteve më parë, me qëllim zbulimin e një ngjarje e cila do të merrte më pas përmasa krejt të pa parashikuara.
Gabimet dhe shkeljet nëpër dosje
Por nëse në dosjen “Erieta” ka patur shkelje, me Irena Selin, gruan e zhdukur katër vite më pas, më 16 dhjetor 2004, gabimet duken qartë. Kontrollet e herëpashershme të Prokurorisë në dosjen “Erieta”, nuk vunë re shkelje të ligjit. Ndërsa kur mori në duar dosjen e zhdukjes së Irena Selit, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ishte e ndërgjegjshme se gjithçka duhej filuar nga zero. Një kallëzim dhe dy dëshmi të hedhura nxitimthi, ishin materialet e vetme të dosjes, për të ngjarjen, e cila për pak ditë u kthye në kërkesën e vetme për bashkëpunim që dërgonte Prokuroria shqiptare në SHBA, Gjermani apo Itali dhe në vënendjen të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të të mediave. Kallëzimi për zhdukjen e 39-vjeçares Irena Seli, mbërriti në polici katër ditë pas humbjes së saj. Si rrjedhim konfirmimi i policisë kufitare se ajo nuk ka dalë jashtë vendit, është i distukueshëm edhe pse çdo lëvizje shënohet në regjistrat e uniformave blu që qëndrojnë në pikat e kalimeve kufitare. Dokumentacioni i policisë së Durrësit, është i pasaktë për të besuar në një version për fatin e Irenës, nisur nga të dhënat e hedhura aty. Katër ditë pas ngjarjes, kallëzimi dhe dy javë pas kallëzimit nisja e hetimeve, duket se mjaftojnë për tu cilësuar si shkaku, pse për Irena Selit, edhe sot, gati 50 ditë pas zhdukjes, askush nuk thotë diçka i sigurtë.
Prapë ngathtësi në nisjen e hetimeve
Më shumë se dhjetë ditë pas zhdukjes së Anila Hysenllarit, policia dhe Prokuroria nuk kanë publikuar asnjë veprim të ndërmarrë prej tyre. Edhe ky rast, duket se po përjeton indiferencën e organeve të hetimit, si në rastin e Erieta Avdylit dhe Irena Selit. Nëse dy ngjarjet e para, do të ishin analizuar hollësisht, jo pak efektiva policie, hetues dhe prokurorë, do të ishin të mobilizuar në kërkim të fatit të Anilës 20-vjeçare e cila nuk ka lënë pas asnjë gjurmë. Veç pyetjes së familjarëve të saj, nuk është bërë asnjë veprim tjetër, ndërsa burimet e Prokurorisë, organit që drejton hetimet për çdo vepër penale thonë se policia nuk e ka çuar ende çështjen aty. Mimoza Susaj, i hoqi nga duart policisë suksesin e rradhës duke u kthyer vetë në shtëpi, pas një jave zhdukje. Ky rast tregoi edhe sa fort kishte kërkuar policia dhe se e aftë ishte ajo, të gjente për një javë, një grua me katër fëmijë që ishte zhdukur dhe ishte fshehur këtu në Tiranë, që kishte lëvizur në rrugët e kryeqytetit, e që për më tepër shumicën e lëvizjeve të saj, për shkak të pamundësisë ekonomike e kihte kryer më këmbë. Hetimi i drejtë i “Erietës”, shpejtësia në punën që po bëhet me dosjen “Irena Seli” dhe interesimi për dosjen “Anila” duket se do të kishin qenë të vetmet kushte, për gjetjen dhe shpëtimin e tre grave njëra prej të cilave për shkaqe të ngjashme u gjet e vdekur, ndërsa besohet se i njejti fat i pret edhe dy të tjerat, ndryshe nga Rasti i Marseda Hakës, e cila në sajë të interesimit u gjet një ditë pas zhdukjes.
Zhdukjet e pesë grave
28 mars 2000
Ora 17.30. Zhduket pa gjurmë punonjësja e UNICEF-it, Erieta Avdyli, shefe finance e kësaj organizate, nënë e dy fëmijëve, Erdrit dhe Siborës. Më 13 maj 2000, ish-kryeprokurori i Tiranës, Thoma Jano, lajmërohet se në fshatin Romanat të Durrësit, pranë rrugës nacionale Tiranë-Durrës, ishte gjetur kufoma e Erieta Avdylit.
16 dhjetor 2004
Ora 14.00. Zhduket në një udhëtim mes Triestes dhe Durrësit, 39-vjeçarja Irena Seli, bashkëshorte e pronarit të kompleksit “Bruno”, Agim Musho. Prokuroria ende nuk e ka arritur në një përfundim, ndërsa hetohet për mundësinë e rrëmbimit, vrasjes dhe largimit të saj me dëshirë drejt SHBA-ve ose Gjermanisë.
24 janar 2005
Ora 19.00. Largohet nga shtëpia e saj në Kinostudio, Mimoza Susaj, 27 vjeçe. Nëna e katër fëmijëve, merr me vete të vegjlit dhe i thotë bashkëshortit se do të shkonte te prindërit e saj. Mimoza kthehet në shtëpi, në datë 29 janar, bashkë me dy punonjësve të fondacionit “Motrat e Nënë Terezës” të cilat kanë filluar përkujdesjen për fëmijët e saj
27 janar 2005
Ora 15.00. Altin Gjoliku humbet çdo kontakt me gruan e tij Marseda Haka, e cila ishte nisur nga qyteti i Durrësit për tek familja e saj në qytetin e Shkodrës. Bashkëshorti denoncon zhdukjen e gruas 20-vjeçare, ndërsa hetimet e policisë arrijnë ta gjejnë të zhdukurën, një ditë më pas në banesën e prindërve në Shkodër.
28 janar 2005
Ilir Hysenllari, denoncon në komisariatin 1 të policisë së Tiranës, largimin pa gjurmë të vajzës së tij, 20-vjeçare. Sipas dëshmisë së Ilirit, vajza ka më shumë se dhjetë ditë që nuk ka shkuar në shtëpi, ajo ka mbyllur telefonin ndërsa zyrtarisht nuk aknë filluar asnjë hetim për ngjarjen.