E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulimi i dokumentave me telashe

31/01/2005  

Skandali i pasaportave nuk do të ishte zbuluar asnjëherë, sikur të mos kishte mbërritur në drejtorinë e policisë së Tiranës ekipi i kontrollit financiar nga ministria. Të njëjtat burime saktësojnë se specialistët kishin si qëllim kryerjen e rakordimeve për vitin e shkuar. Ata mbetën të habitur kur, gjithçka veç zyrës së pasaportave, funksiononte mirë në këtë strukturë. "Ndonëse ekzistonte një listë e saktë me të dhënat dhe numrat e pasaportave të lëshuara gjatë vitit të shkuar, mungonte vjela e faturës së parave. Kësisoj, megjithëse rezultonin të dala, 1 mijë pasaporta ishin shitur nën dorë. Ky fakt i ka befasuar specialistët e financës, të cilët fillimisht nuk e kuptuan se çfarë ishte kjo rrëmujë në inventare", shprehen burimet. Mësohet se ende nuk është zbuluar se cilës periudhe i përket ky skandal. Duke qenë se fletët e para të pasaportave datojnë në kohë të ndryshme, grupi hetimor që po merret me çështjen është shumë i konfuzuar. Aktualisht hetuesit financiarë kanë vënë në listën e të dyshuarve disa nga emrat e fundit që janë marrë me zyrën e pasaportave, por ende nuk i është vënë gishti ndonjërit prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›