Tiranë, 1000 pasaporta, një dokument e kanë dy vetë

31/01/2005
Zhduken faqet e para të dokumentave, Ministria e Rendit Publik nis hetimet
Plot 1 mijë pasaporta dulbante janë nxjerrë në vitin 2004 nga drejtoria e policisë së Tiranës. Drejtoria e kontrollit financiar në Ministrinë e Rendit Publik, zbulon rastësisht skandalin teksa kryente rakordimet e vitit të shkuar. Nuk dihet ende se cilës periudhë i përket ky abuzim.
Skandali
Dy persona me të njëjtën pasaportë. Kjo mund të ngjasë vetëm në Shqipëri. Si të mos mjaftonte fakti që 1 mijë njerëz janë me dublantë që kërkohen nga policia, pasaportat e kriminelëve janë shitur nga policia e Tiranës. Burime të rezervuara nga Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur se ky është skandali më i fundit në policinë e shtetit. Ndonëse ka vetëm 5 ditë që ëhstë zbuluar, ai ka përmasa të dhimbshme, po aq sa të dëmshme. "Nga drejtoria e policisë së Tiranës kanë dalë në vitin 2004 plot 1 mijë pasaporta të paplotësuara. E rëndësishme në këtë dokument është faqja e parë, e cila përmban vijë e sigurisë, numrin dhe të dhënat e tjera të rëndësishme, që njihen nga kompjuterat e policisë kufitare në pikëkalime", shprehen burimet.
Të kërkuarit
Nuk vihen aspak në dyshim fakti që dublantët janë persona në kërkim nga policia dhe u janë nevojitur pasaportat për të patur mundësinë e largimit nga atdheu në rrugë ligjore. Ose, dhe thjesht për të qarkulluar lirisht nëpër rrugët e Shqipërisë, pa patur frikën e prangosjes. Buriemt shtojnë se pasaportat janë shitur nga funksionarë të rëndësishëm policisë së Tiranës, kundrejt shumave të mëdha, që varjojnë nga 2 mijë deri në 3 mijë euro. Dokumentat e shituara, janë të rregullta nëse verifikohen përsa i përket pullës së sigurisë, por false në përputhjen e gjeneraliteteve me fotografinë. Kështu, nëse një i kërkuar me pasaportë dublante paraqitet në sportelet e Rinasit, autoritetet aeroportuale, verifikojnë gjeneralitet e tij me listën e personave në kërkim, nuk rezulton atje. Identiteti i tij është i falsifikuar dhe i përket një personi të dytë që ka marrë pasaportë të rregullt në vitin 2004 në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, fotografia është e tija. Kësisoj arrin të shpëtojë.