E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenderi 9 milion dollarë

31/01/2005  

Me propozim të ministrisë së Rendit Publik dhe me miratim të Agjensisë së prokuroimeve Publike pesë vjet më parë i është kërkuar Këshillit të Ministrave që të miratonte procedurën e tenderimit "kërkesë për kuotim" me fondin limit prej 9.346.200 dollarë. Në tender ishin planifikuar dhe pranuar të merrnin pjesë pesë firma dhe konkretisht, Polaroid – Amerikë, Bundesdruckerei GMB H – Gjermani, Euroget Technologies S.A – Greqi, FTS S.A.S – Francë dhe De La Rue – Angli. Në datë 26 mars 2001, u caktua Edmond Aliaj si kryetar i komisionit të ofertave për tu marrë me hartimin e dokumentacionit të firmave pjesmarrëse të tender. Pas kësaj firmat janë njoftuar se në datë 6 maj 01 do të bëhej tenderi. Por kjo datë u shty pasi firma Polaroid ka kërkuar kohë për përkthimin e dokumentave. Pas kësaj u ngrit një tjetër komision për hartimin e dokumentave për tenderim dhe në krye ish-zëvëndësministrin Bujar Himçi. Në 30 maj 201, Himçi mblodhi komisionin dhe kërkoi që brenda datës 2 qershor të pregatiteshin dokumentat e tenderit duke përcaktuar qartë kërkesat e entit prokurues në lidhje me objektin e prokurimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›