Të implikuarit në këtë skandal
31/01/2005
Krerët e drejtorisë së policisë së Tiranës duket se nuk janë të vetmit që duhet të informojnë dhe informohen për këtë skandal. Të gjithë pasaportat e shtetasve shqiptarë të të gjitha kohërave janë të regjistruara në serverin qendror të Ministrisë së Rendit Publik. Numrat e tyre dhe të gjithë të dhënat e tjera njihen nga komjuteri. Në këtë mynyrë, kryhen në një kohë fare të shkurtër verifikimi i dokumentit të identifikimit, kur e kërkojnë autoritetet e pikave të kalimit kufitar. Numrat e pasaportave të reja kalohen një herë në 3 muaj. Funksionon e njëjta procedurë si tek regjistrimi i automjeteve të reja. Pikërisht në këtë pikë Ministria e Rendit mbëshetet dyshimet e saj për abuzimin e drejtorisë së Tiranës, me ose pa dijeni. "Kur një person që posedon një pasaportaë dublante tenton të udhëtojë drejt Greqisë, policia kufitare kërkon nga serveri qëndror i dikasterit blu konfirmimin për këtë numër dokumenti. Nëse të dhënat për të nuk gjenden aty, është mëse e kuptueshme që flitet për bashkëpunim. E thënë më qartë, kuadrot që punojnë tek "magazina" e kanë të lehtë të mungojnë përgjigjen, duke u motivuar me faktin se ky numër pasaporte nuk ka mbërritur ende, pasi ka vetëm një muaj që ka dalë dhe të rejat pritet të mbërrijnë këto ditë", shprehen burimet nga Ministria e Rendit.