E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmitarët e shekullit çifut në Tiranë

Në vazhdën e aktiviteteve që Ambasada e Spanjës po organizon në Tiranë në kuadrin e "Ditët Arbëria-Sefard; Në pasqyrën e tjetrit", është çelur ekspozita dokumentar, "Dëshmitarë të Shekullit Çifut". Foto dhe dëshmi të komuniteteve çifute-sefardi të Bullgarisë, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë janë ekspozuar në sallën e Muzeut Kombëtar. Bashkë me fotografitë, në tabela të posaçme vijnë rrëfimet e pasardhësve të këtyre familjeve. Diku është vajza që tregon për të ëmën, një tjetër tregon historinë e fisit dhe rrugëtimet e tij. Një tabelë u është kushtuar këtyre çifutëve në Shqipëri. Ata shfaqen mes miqsh shqiptarë, në pritje të një dasme, apo edhe në aktivitete të përditshme. Pas dëbimit nga Spanja më 1492, spanjollët e fesë çifute, të njohur si sefardi, u vendosën kryesisht në Perandorinë

Otomane dhe pjesa më e madhe e tyre në Ballkan. "Dëshmitarë të Shekullit Çifut" mbledh dëshmi të komuniteteve çifute të Bullgarisë, Serbisë, Bosnjës, FYROM, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë; të cilët në të njëjtën kohë tregojnë për integrimin e tyre në jetën kolektive të popujve ballkanikë dhe për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor të origjinës. Këto dëshmi do të jenë të ekspozuara deri në datën 20 dhjetor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›