Luan Mulliqi: Të shpëtojmë "Nënë Terezën"
Shtatorja e Nënë Terezës, e vendosur në aeroportin e Rinasit, është dëmtuar. Një makinë e ka goditur duke çarë një pjesë të mirë të saj. Skulptori kosovar dhe autori i veprës, Luan Mulliqi, është njoftuar vetëm më pas për këtë ngjarje, e cila ka kaluar në heshtje, pa mësuar as autorin. Shtatorja gjendet në rreth rrotullimin e Rinasit dhe nuk është e rrethuar me shtylla mbrojtëse. Mulliqi e kishte parashikuar mundësinë e këtij rreziku që në momentin kur "Nënë Tereza" u vendos në aeroport, me një ceremoni të madhe inaugurimi, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së bamirëses shqiptare. Që në atë kohë ai i kishte kërkuar Ministrisë së Kulturës mjete mbrojtëse dhe kjo kërkesë është përsëritur edhe më vonë. Po ashtu, kërkesës së tij i është bashkangjitur edhe ajo e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit (Fonderia). "Ne kemi dërguar një kërkesë për vendosjen e shtyllave mbrojtëse. Tashmë do të na duhet të verifikojmë dëmet e të vëmë në dijeni Ministrinë e Kulturës", shprehet Robert Konstandini. Skulptori Mulliqi shprehet se duhet ndërhyrë para se shtatoren ta presë një fat më i keq.
Shtatorja e Nënës Terezë në Aeroportin e Rinasit është dëmtuar. Çfarë ka ndodhur saktësisht?
Para disa ditësh kam marrë disa foto të monumentit, ku qartas shihet se një automjet me një fuqi mjaft të madhe e ka goditur shtatoren. Në bazë të këtyre fotove, vërehet se goditja ka qenë shumë e fortë, pra është dëmtuar një pjesë shumë e madhe e shtatores, e cila kërkon riparim urgjent.
Sa e rrezikuar është vepra pas kësaj goditjeje?
Në bazë të këtyre fotove duket se kjo goditje e fortë ka dëmtuar edhe një pjesë të konstruksionit të brendshëm metalik, që vërehet edhe në drejtpeshimin e humbur të shtatores, e cila ka filluar të peshojë në anën e majtë. Nëse vërtet dëmtimi është aq i madh siç shihet në foto, atëherë do të ketë mjaft punë që të bëhet riparimi. Sidoqoftë, së shpejti unë do të udhëtoj urgjent në Tiranë, meqenëse, t‘ju them të drejtën, si autor i kësaj vepre jam mjaft i shqetësuar.
A keni lajmëruar për këtë ngjarje institucionet përkatëse, siç është Ministria e Kulturës?
Sipas projektit fillestar është parashikuar që përreth shtatores të vendosen disa shtylla të forta metalike, të cilat, në rast të ndonjë aksidenti, të mbronin shtatoren. Meqenëse këto nuk u bënë me rastin e inaugurimit, komunikuam edhe më vonë me Ministrinë e Kulturës, që menjëherë të siguroheshin mjetet financiare si për këto shtylla, ashtu edhe për pllakën e mbishkrimit me të gjitha informacionet e duhura. Kjo do të thotë të shënohen të dhëna të tilla si data e inaugurimit e deri te financuesi i kësaj shtatore. Pra, për rrezikun e dëmtimit të kësaj shtatoreje kemi biseduar që në shtator të vitit të kaluar dhe për këtë ekzistojnë edhe shkresat e veçanta në Ministrinë e Kulturës, të cilat janë dorëzuar nga QVRO në Tiranë.
A keni marrë ndonjë përgjigje nga këto kërkesa të shkruara, dërguar ministrisë?
Para disa muajsh kam marrë disa përgjigje gojore nga Ministria e Kulturës, se janë ndarë mjete financiare si për shtylla mbrojtëse, ashtu edhe për pllakën mbishkruese, si dhe për borxhin prej afro 3000 eurosh që Ministria e Kulturës duhet t‘i paguajë Fonderisë për shkrirjen e kësaj vepre. Mirëpo deri më tani asgjë nuk është paguar dhe asnjë përgjigje me shkrim nuk kam marrë. Sidoqoftë, pas këtij aksidenti kam kërkuar edhe njëherë të bisedoj me ministrin Pango, në mënyrë që të ndërmerren masat urgjente për mbrojtjen dhe riparimin e këtij dëmtimi. Nuk kam mundur të kontaktoj personalisht me të në telefon, por shpresoj që së shpejti do të kem ndonjë përgjigje prej tij.
A po mendohet për ndonjë ndërhyrje urgjente për riparimin e këtij dëmtimi?
Jam duke pritur përgjigjen e ministrit Pango dhe së shpejti do të jem në Tiranë, që së bashku me Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit të vlerësojmë nivelin e dëmtimit të shtatores dhe sigurisht që menjëherë duhet të fillojmë riparimin, para se të ndodhë diçka më e keqe.
A mund të flasim për një proces harrimi të këtyre veprave, të cilat, përveçse përdoren si motive politike për festimin e përvjetorëve, lihen mënjanë në mirëmbajtje?
Fatkeqësisht një konkluzion i tillë ka shumë të vërteta. Tani kjo është bërë një praktikë e mbrapshtë. Që pas inaugurimit të këtyre monumenteve, askush nuk kujdeset për to. Nga kjo praktikë demagogjike kemi filluar të gjithë të turpërohemi. Dihet se shtatoret dhe monumentet ngrihen për personalitete të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë kombëtar. Dhe pikërisht për këtë përmenden në histori dhe ju ngrihet një shtatore. Por kur këto shtatore dhe monumente nuk mirëmbahen, atëherë ato personalitete ne i ofendojmë edhe më shumë nga moskujdesi ynë.
Si është raporti në Kosovë me monumente të tilla?
Edhe pse në Kosovë kemi shumë më pak monumente të tilla, krahasuar me Shqipërinë, fatkeqësisht problemi i mirëmbajtjes së tyre është i njëjtë. Kosova është në fazën e përpilimit të projekteve monumentale, të cilat do të krijojnë një identitet të ri për shtetin e ri të Kosovës, në mënyrë që kishat dhe ortodokset e mesjetës të mos mbeten i vetmi identitet kulturor. Pra, po mundohemi që krahas ngritjes së këtyre monumenteve të reja, të krijojmë edhe një sistem më të përgjegjshëm të menaxhimit të mirëmbajtjes së tyre, në mënyrë që të mos i përsëritim gabimet e kaluara dhe ato të tanishme.
Ju si skulptor, a jeni përfshirë në ndonjë nga projektet e këtyre monumenteve?
Momentalisht jam duke punuar një monument voluminoz kushtuar rezistencës të UÇK-së, i cili mendoj se ka një shprehje shumë moderne dhe besoj që do të mbarojë në fund të vitit 2009, ose në pranverë të vitit 2010.