E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin bisedimet për lirimin anijes saudite

Pronarët e anijes kargo
saudite, të grabitur nga
piratët somalezë, po negociojnë
për një shumë të
mundshme parash, në këmbim
të së cilës ata do të lirohen.
"Sirius Star" është kargoja
më e madhe dhe më e
çmuar e grabitur nga piratët
somalezë këto vitet e fundit,
me një vlerë prej 100 milionë
dollarësh. Autoritetet saudite
nuk kanë bërë të ditur nëse
do ta pranojnë ofertën e somalezëve,
por kanë konfirmuar
fillimin e bisedimeve.
Ndërkohë një anije indiane
thuhet se ka zhytur një anije
"nënë" që është edhe anija
e piratëve që përdoret për të
hutuar dhe vënë në kurth anijet
e tjera. Shumë të shqetësuara
janë edhe familjet e
personave që mbahen peng.
Ato kanë lëshuar në deklaratë,
në të cilën kërkojnë lirimin
sa më të shpejtë të të
dashurve të tyre. Pirateria
është një fenomen në rritje
në Somali, sidomos vitin e
fundit. Vetëm këtë vit janë
sulmuar 90 anije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›