Kristina Aguilera, jeta e yllit të muzikës pop
Po ta shohësh me kujdes nuk ngjan më si ajo vajza e vogël që u transferua së bashku me të ëmën nga Nju Jorku në Pitsburg, për t‘i shpëtuar babait të dhunshëm. Në sytë e saj duket qartë një lloj sigurie, që rrallëherë mund ta shohësh te këngëtaret e tjera. Kristina Aguilera nuk e ka brishtësinë e dëshpëruar të Britni Spirs, nuk arrin te bukuria e sofistikuar e Bionses, apo të ketë klasin e Madonës. Është e vendosur si një grua biznesmene dhe kryesorja ka shumë besim në vetvete. Kukulla bionde me buzë të kuqe flet për muzikën, diskun dhe rolin e saj të ri si nënë. "Disku i ri (një përmbledhje me këngët më të mira), që do të dalë në treg së shpejti, është shumë ngacmues. Është një lloj ure lidhëse mes së tashmes dhe asaj që do të realizoj në të ardhmen. Zakonisht frymëzohem nga gjërat e reja. Me diskun e ri dua të dal jashtë linjave të zakonshme dhe të argëtohem. Kam ide të reja. Do të provoj një rrymë tjetër muzike, atë elektronike".
Kristina duket se ka ndryshuar shumë që pas lindjes së djalit Maks Liron, të sjellë në jetë para pak muajsh nga lidhja me producentin Xhordan Bratman. Ajo thotë se "mrekullia e saj" është një përzierje mes latines dhe hebraikes.
Nuk e dimë ende nëse roli i nënës e ka pjekur, apo e ka lënë po atë adoleshente që jemi mësuar të shohim gjithmonë? "Të dyja së bashku. Shumë femra pasi lindin një fëmijë mbyllen në shtëpi. Kjo është një mënyrë e mirë për të mbrojtur të voglin, por si grua është e rëndësishme të mbetem ajo që kam qenë deri tani. Puna ime është e vështirë, ka nevojë për përqendrim, por dëshiroj që të gjithë këtë ta ndaj me djalin, t‘i tregoj atë që bën e ëma", përgjigjet ajo duke qeshur me ironi.
Kënga e re flet për rolin e dyfishtë të femrës: "superbitch" e "superhero", edhe këtë dëshironi ta ndani me djalin tuaj? "Unë jam kjo që jam. Çdo vendim e marr vetë, duke menduar që prindërit nuk do të ma miratojnë, por në fund janë në krahun tim. Jam e sigurt se kështu do të ndodhë edhe me tim bir".
Ajo që të magjeps vërtet duke e parë Kristinën është shkëlqimi që rrezaton çdo sekondë me bukurinë e saj. Ajo është e vendosur, vepron me kujdes, por nuk e mohon faktin që ndonjëherë edhe trembet: "Gjithmonë kam pasur besim te vetja, këtë e kam trashëguar nga ime më. Nuk dua të përsëris gabimet e saj, por e rëndësishme është të ndjek pasionin, ashtu siç kam bërë gjithmonë që kur isha e vogël. E kam pasur ëndërr të performoj në skenë, të jem e kujdesshme e të mos bëj gabime. Gjithmonë kam menduar: si do të jem pas dhjetë vjetësh? Dëshiroj të jem përjetësisht në këtë skenë, edhe kur të jem plakur". Ndoshta ëndrrës së saj i duhet besuar, meqë thotë se mund t‘ia arrijë gjithçkaje: "Nuk u vë limit ambicieve të mia. Limiti është vetëm qielli. Kam ndërmend që nuk do t‘i ndahem botës së spektaklit për shumë vite. Pse jo, ndoshta pas pak kohësh do të bëj edhe një film, natyrisht kur të gjej atë të duhurin. Por nuk do të lë pas dore disqet, muzikën, fëmijë të tjerë dhe shumë vende për të vizituar. ‘Adresa‘ e re? Çdo disk është një histori ndryshe. Mendoj se im bir është frymëzimi im për atë që do të bëj në të ardhmen. Fakti që jam nënë dhe ushqej një fëmijë më ka rritur e më ka pjekur shumë. Gjithsesi nuk dua të heq dorë nga jeta prej adoleshenteje, herë pas here të marr rolin e një vajze të vogël, të luaj me lodra. Kjo është e mrekullueshme".
Pasi buzëqesh fillon të flasë shpejt për koncertet dhe angazhimet e tjera, të cilat duken se janë llogaritur me shumë kujdes. "Të jeni të bindur se gjithçka e bëj vetë. Nuk rri duarkryq duke parë se ç‘bëjnë të tjerët, nuk kam ndërmend ta mbaj për modë producentin, kjo nuk është në stilin tim. Gjithmonë ndikohem nga eksperiencat e jetës, përpiqem të shkoj në një vend, i cili nuk është shkelur kurrë më parë nga njerëzit. Ndryshoj shpesh, eksperimentoj, frymëzohem nga gjëra të ndryshme, pra jam një njeri që më pëlqen të ndryshoj. Do të vuaja nëse nuk bëj diçka të tillë". Kur e pyesin se në ç‘moshë e ka arritur suksesin, përgjigjen e ka menjëherë gati: "Është e çuditshme që maksimumin e kam arritur në moshën 27-vjeçare dhe kjo falë fansave, të cilët më kanë inkurajuar gjithmonë, edhe pas një ndryshimi rrënjësor".
Nuk mund të mungonte edhe pyetja se sa i mbetet shumë kohë në dispozicion për të zgjidhur gjërat e rëndësishme: "Në punën time mund të takosh shumë persona që kanë probleme. Ka gjëra që më bëjnë të vuaj shumë, siç është dhuna ndaj grave, gjë të cilën pjesërisht e kam provuar".
Një tjetër pyetje është edhe ajo për puthjen me Madonën. Si ndodhi? "Si këngëtare gjithmonë më pëlqen të argëtohem kur jam në skenë. Në fakt bëhej fjalë për riprodhimin e këngës së vjetër të Madonës "Like a virgin". Në fund të ceremonisë, dhëndri puth nusen dhe kështu... Nuk duhet të shqetësoheni, sepse gjithçka është në rregull".
Dueti me solistin e "Rolling Stones", Mik Xheger (në filmin e regjisorit Martin Skorceses) ju ka tensionuar apo jo? "Është një nga performancat e mia më të preferuara. Me Mikun në skenë, gjithçka duket ndryshe. Edhe pse gjithnjë jam me këmbë në tokë, pas këtij dueti e humba pak toruan. Është e çuditshme, sepse nuk mposhtem nga emocionet. Gjithmonë dominoj.
Projektet e fundit?
"Kam shumë, por për të ecur përpara duhet t‘i përvishem punës".
Modeli dhe koleget
Madona
Është nëna mbretëreshë, idhulli i Aguilerës, që kur ishte adoleshente. Natën e ndarjes së çmimeve të MTV-së, Madona dhe Aguilera u puthën në buzë
Të tjerat
Britni Spirs, Shakira, Bionse, janë këngëtaret e tjera që së bashku me Aguilerën u bënë të suksesshme kur ishin adoleshente
Me Mik Xheger
Dueti i Aguilerës me Mik Xheger në filmin e Martin Skorceses për "Rolling Stones": "Shine a light"
Imazhi
Dëshiroj ta mbroj djalin tim, por si grua është e rëndësishme të qëndroj ajo që kam qenë deri tani. Puna ime është e vështirë, ka nevojë për përqendrim