Skënderbeu - Alfonsi V, letërkëmbimi "vjen" në Tiranë
Alberto Torra është zëvendësdrejtori i Arkivit të Kurorës së Aragonës. Ai ka ardhur në Tiranë për të prezantuar një pjesë të mirë të dokumenteve që ruhen në këtë arkiv në lidhje me Arbërinë e prijësin e saj, Gjergj Kastriotin, i ashtuquajtur Skënderbe.
Ndihet mirë që vjen në cilësinë e arkivistit dhe historianit në Tiranë, për të folur për kujtesën e heroit tonë kombëtar, në një seminar që u mbajt përgjatë ditës së djeshme në Muzeun Historik Kombëtar. Alberto Torra i është kthyer jo vetëm marrëdhënies së Mbretit Alfons të Aragonës dhe Skënderbeut, por mbi të gjitha u është kthyer marrëdhënieve mes Spanjës dhe Shqipërisë në mesin e shekullit XV, duke folur në bazë të dokumenteve të cilat ai i ka nxjerrë nga arkivat e Kurorës së Aragonës, duke i vënë ato në kontekstin historik dhe arkivor. Për të kuptuar natyrën e këtyre dokumenteve, Alberto Torra u është referuar jo vetëm arkivave të Kurorës së Aragonës, por edhe regjistrave të kancelarisë mbretërore. Arkivi i Kurorës së Aragonës akoma edhe sot është një nga arkivat më të mirë e më të vjetër historikë në Spanjë. "Mes materialeve arkivore që nisin që nga shekulli IX, deri në shekullin XX, të rëndësishme dhe me mjaft vlerë janë dokumentimet për historinë e botës mesdhetare, veçanërisht për Mesjetën. Vetëm për këtë periudhë në arkiv gjenden më shumë se 3500 regjistra. Për kohën kur mbretëroi Alfonsi V, gjenden 848 të tilla, ku secili përmban mesatarisht 400 ose 500 dokumente që kanë të bëjnë me të gjitha aspektet e aktiviteteve që realizonte mbretëria, duke nisur nga ato më publiket e deri te më privatet", shprehet Torra. Gjurmë në këto dokumente të arkivuara në Aragonë ka lënë edhe prijësi i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti. Alberto Torra ka sjellë me vete faksimile të këtyre dokumenteve nga Arkivi i Aragonës. Ka studiuar pjesën më të madhe të tyre, madje edhe nga ato që nuk janë botuar kurrë më parë. Përmes një projeksioni, ai ka bërë një rrugëtim kronologjik në këtë letërkëmbim, duke nisur nga letra e parë, e datuar më 1447. Torra tregon se letrat dërguar Skënderbeut dhe dokumente të tjera nga Shqipëria janë përfshirë në sektorin e quajtur "Exercitium", në të cilin përfshihen letra dhe ligje të lidhura me fushatat ushtarake në Itali dhe kudo tjetër.
Megjithatë, Alberto Torra, zëvendësdrejtor i arkivit, ka treguar se pavarësisht gjendjes së mirë në të cilën janë të ruajtura këto dokumente, ka pasur vështirësi, pasi pavarësisht se ekzistojnë regjistrat, secili prej serisë së tyre ka dy, tre, ose më shumë libra dhe dokumente për sa u përket subjekteve specifike, qoftë këto edhe me të njëjtën datë. "Të gjitha dokumentet që ne njohim mbi Shqipërinë dhe Skënderbeun në arkivat e Kurorës së Aragonës gjenden në regjistrat kancelarikë, veçanërisht në ato seri që lidhen me politikën e jashtme. Kjo do të thotë se që të gjitha ato janë letra, ligje, ose vendime për privilegje nga Mbreti Alfons. Megjithatë, nuk ka kopje origjinale të dërguara në adresa të caktuara. Ekzistojnë vetëm kopjet e regjistrave bashkëkohore, të cilat ruajnë të njëjtën vlerë legale dhe historike. Në këto arkiva mungojnë letrat që Skënderbeu i dërgon mbretit ose zyrtarëve të tij. Dokumente të tilla nuk janë ruajtur asnjëherë në arkivat e Aragonës, as origjinalet e tyre, e as kopje të tilla", tregon ai.
Kontakti i parë i dokumentuar mes Gjergj Kastriotit dhe Mbretit Alfons V daton në muajin dhjetor të vitit 1447. Skënderbeu i drejton atij një letër përmes një ambasadori, ndërsa Mbreti Alfons i përgjigjet në letrën e tij në latinisht, duke iu drejtuar heroit tonë si: "...illustri et potenti viro Georgio castrioto alias Squenderbech, domino Croie provinciarumque Arbanie..."
Mbreti Alfons vlerësoi përpjekjet e Skënderbeut kundër turqve, por fillimisht ai refuzoi të dërgonte ushtrinë e tij sikundër Skënderbeu, ky i fundit, i kërkoi. Mes dokumenteve të nxjerra nga arkiva e Aragonës, Alberto Torra sjell edhe një dokument të pabotuar më parë, ku Mbreti Alfons i drejtohet djalit të tij, Dukës së Kalabrisë, duke iu lutur atij të mbronte familjen e Skënderbeut në rast se ai vdiste në luftë kundër turqve. Pas kësaj, për tri vitet në vazhdim nuk ka letërkëmbim të regjistruar rreth Shqipërisë apo Skënderbeut në këto arkiva. Pjesa më e madhe e tyre janë të shkruara në latinisht. Ka edhe në italisht. Torra ka sjellë disa që i ka gjykuar si më të rëndësishmet.
Pas kësaj, shfaqet një dokument i një rëndësie të veçantë, i nënshkruar në mars të vitit 1451. Është traktati i nënshkruar mes Mbretit Alfons dhe ambasadorit të dërguar në Napoli nga Skënderbeu. Marrëveshja është e shkruar në latinisht. Në sajë të kësaj marrëveshjeje, Alfonsi i premton Skënderbeut ndihmë ushtarake dhe në kthim Skënderbeu do të njihte pushtetin e Mbretit Alfons mbi tokat, qytetet dhe të gjitha vendet që do të pushtonte. Ky traktat i rëndësishëm dokumentohet edhe nga një numër tjetër dokumentesh. Dy muaj më vonë Alfonsi lajmëron Skënderbeun se ai kishte dërguar 100 ushtarë dhe një mbikëqyrës të quajtur Berndart Vaquer, i cili do të sigurohej nëse po respektohej apo jo traktati, si dhe ligjet e vendosura në qytetin e Krujës sipas instruksioneve të detajuara. Një vit më vonë, në prill të vitit 1952, po në bazë të dokumenteve të gjetura në regjistra, mësohet se Mbreti Alfons kishte dërguar një guvernator të ri katalanas në Krujë, me emrin Ramon D‘Ortafa. Ai ka lënë një takim zyrtar bashkëngjitur me një letër që i drejtohej Skënderbeut, në të cilën lajmërohej mbërritja e këtij guvernatori të ri dhe i ofrohej një dhuratë e shtrenjtë në shenjë të miqësisë. Disa muaj më vonë Alfonsi refuzon t‘i përgjigjet ndihmës së kërkuar edhe pse pranon t‘i shkruajë Venedikut në favor të Skënderbeut. Pas rënies së Kostandinopojës, Alfonsi i përgjigjet një letre të dërguar nga Skënderbeu përmes ambasadorit të tij, ku i shpreh kënaqësinë për fitoret e arritura dhe e lajmëron emërimin e Ramon D‘Ortafës mëkëmbës të Shqipërisë. Por në fakt ky emërim nuk u zbatua deri gjashtë muaj më vonë. Pas kësaj, rreth një vit më vonë, në bazë të dokumenteve të prezantuara dje nga Alberto Torra, Mbreti Alfons garanton mbrojtjen e të gjithë turqve dhe kristianëve të cilët duan të hyjnë në territorin e tij në emër të Skënderbeut. Dokumentet tregojnë se në vitin 1456 Alfonsi ndihmon për herë të fundit ushtarakisht Skënderbeun, duke dërguar komandantin e tij Johan Claver, bashkë me ushtarë e ndihma monetare. "Dokumenti i fundit që shohim në regjistrat e Aragonës për marrëdhënien Spanjë-Shqipëri, daton një vit para vdekjes së Mbretit Alfons. Ky dokument është gjithashtu rrjedhojë e traktatit të vitit 1451", vazhdon më tej Alberto Torra. Kur Mbreti Alfons V vdiq më 27 korrik të vitit 1458, mori fund edhe marrëdhënia mes Spanjës e Shqipërisë. Politika e jashtme e nisur prej tij u vazhdua prej trashëgimtarit të tij të jashtëligjshëm, Ferrantes. Në arkivat e Aragonës, edhe për këtë periudhë ekzistojnë një numër i konsiderueshëm dokumentesh të Shqipërisë. Alberto Torra tregon se ato janë të ruajtura në të ashtuquajturin regjistër aragonez për arkivat napolitane. Sipas spanjollit Alberto Torra, kujtesa e Gjergj Kastriotit është ende e gjallë në dokumentet e Mbretit Alfons, në Arkivat e Kurorës së Aragonës.