Deshmitaret nuk njohin te pandehurit
Tirane - Tre deshmitaret e thirrur nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne procesin "Go West" mohojne se njohin anetaret e akuzuar te grupit per trafik vizash e klandestinesh. "Nuk i kemi degjuar ndonjehere emrat e te pandehurve dhe as qe i njohim per fytyre", jane shprehur ata, te pyetur ne sallen e gjyqit, diten e djeshme. Akuzat e ngritura ndaj nente anetareve te grupit jane "falsifikim te dokumenteve", "falsifikim te leternjoftimeve, certifikatave, apo vizave". Deshmitaret u shprehen perpara togave te zeza, se nuk e dinin se vizat qe u kishin "servirur" anetaret e ketij grupi te afermve te tyre, ishin false, duke theksuar se ato dukeshin origjinale dhe nuk te linin hije dyshimi. "Go West" ka nisur qe prej vitit 2004 si proces hetimor dhe te akuzuar jane 9 persona. Si kreu i grupit cilesohet Nikolin Caka, kurse te tjeret jane Edmond Bejko, Eljano Cenko, Altin Flamuri, Perparim Kateshi, Voltan Turtulli, Valbona Cako, Selman Murati dhe Avni Leka, te akuzuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal. Ne seancen e ardhshme pritet te deshmojne te tjere persona rreth menyres se si kane mundur te kalojne kufirin.
Te akuzuar :
1. Nikolin Caka
2. Eduart Bejko
3. Voltan Turtulli
4. Valbona Cako
5. Avdi Leka
6. Eljano Cenko
7. Altin Flamuri
8. Perparim Kateshi
9. Selman Murati