E Diel, 1 Nëntor 2026

Kercenohet kryebashkiaku i Laprakes

Artan Cena
Kryetari i Njesise Bashkiake nr. 11 ne Laprake, kercenohet me jete ne telefon. Vetem pak ore pasi kishte kundershtuar vendimin e Bashkise se Tiranes, per prishjen e ndertimeve ne zonen qe ka nen administrim, Haki Mustafa ka marre nje thirrje telefonike, ku eshte fyer dhe kanosur. Ngjarja ka ndodhur diten e diel, ndersa denoncimi eshte kryer nje dite me pas ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Agjentet e zyres antiterror nisen hetimet per kete rast, qe perfshin nje funksionar te pushtetit lokal. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare per gazeten "KJ", diten e djeshme, kurse hetimet fillestare jane kryer nga posta e policise Laprake. Ne nje bisede telefonike, Mustafa pohoi per gazeten ngjarjen, duke u shprehur se i ka kerkuar policise te zbardhe autorin. Kurse zyrtare te uniformave blu deklaruan se po hetojne ngjarjen dhe zbardhjen e saj.
Menjehere sapo ka marre telefonaten kercenuese, Haki Mustafa ka njoftuar uniformat blu te kryeqytetit. Megjithese fillimisht ka tentuar te lidhet me personin qe e ka share dhe kanosur me jete, nuk i eshte hapur telefoni. Ne keto rrethana, u ka lene ne dispozicion agjenteve numrin e telefonit dhe karten per te zbardhur autorin dhe abonentin qe kishte perdorur numrin nga u be thirrja kercenuese. I pyetur dje, nga "Koha Jone", Mustafa pranoi se ishte kercenuar nga nje person, por deklaroi se do te priste perfundimin e hetimeve te policise, ne lidhje me denoncimin e tij dhe me pas do te bente nje deklarate zyrtare. Ne komunikimin me gazeten, kryetari i Njesise Bashkiake numer 11, deklaroi se ishte kercenuar dhe fyer, si nga pozicioni qe mbante dhe nga pjesetaret e familjes.
Policia e Tiranes nisi hetimet per te zbuluar autorin qe ka ne perdorim numrin nga eshte telefonuar Haki Mustafa. Burime zyrtare thane se kerkuan informacion zyrtar nga dy kompanite celulare per te gjetur abonentin qe ka keqperdorur thirrjet telefonike ndaj nje zyrtari vendor. Hetimet mesohet se po zhvillohen ne pisten e kercenimit per shkak te detyres. Sipas Mustafes, kercenimi ka ardhur menjehere pas deklarates se bere nga Njesia Bashkiake qe drejton, e cila kerkonte qe ndertimet ne proces legalizimi te mos prisheshin nga Bashkia e Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›