E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabulatet Rama Po sulmohen mediat

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi dje ne nje dalje te tij publike Kryeministrin Berisha per sulm ndaj mediave dhe gazetareve qe sipas tij nuk i jane nenshtruar regjimit te kesaj qeverie. Duke iu referuar vendimit te Komisionit Hetimor Parlamentar per hetimin e tabulateve telefonike te disa gazetareve kryetari i opozites tha se ky veprim eshte nje sulm i hapur ndaj pushtetit te katert ne vend medias se pavarur. Jane kater gazetare te njohur si elemente te padeshirueshem per Saliun dhe regjimin e tij. Te cilet njeri pas tjetrit Saliu i ka sulmuar duke u cenuar edhe familjen. Vendimi i Komisionit Hetimor eshte nje sulm ndaj pushtetit te katert qe nuk i eshte nenshtruar regjimit te Saliut - tha Rama. Me tej Rama nenvizoi vendosmerine e opozites per te vazhduar rrugen e protestave deri ne permbushjen e kauzes se tyre e cila sipas kryesocialistit ka te beje me rrezimin e ketij pushteti te korruptuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›