E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin nga PS tek LSI 60 anetare te FRESSH Rama po keqperdor partine

Distancimi i socialisteve te Shkodres nga dhuna e demonstrates se 21 janarit dhe mospajtimi me aksionet politike te kryetarit Edi Rama ka sjelle te tjera largime nga dega e Partise Socialiste ne kete qytet. Pas 27 anetareve te Asamblese Socialiste dhe 25 grave te Forumit te Gruas Socialiste Partine Socialiste te Shkodres po e braktisin edhe te rinjte e ketij qyteti. Nje grup prej rreth 70 anetaresh te strukturave te Forumit Rinor Eurosocialist i jane bashkangjitur LSI-se. Te rinjte e FRESSH-it kane shprehur hapur qendrimin e tyre kunder drejtimit qe Edi Rama po i ben Partise Socialiste duke kritikuar mungesen e demokracise dhe transparences ne funksionimin e strukturave. Socialistet e Shkodres e kane shfaqur prej kohesh ne menyre te hapur pakenaqesine per drejtimin e partise. Por pas dhunes se 21 janarit kjo pakenaqesi u pasua me largime te drejtuesve te forumeve te kesaj dege drejt LSI-se. Duke argumentuar largimin nga kjo force politike perfaqesuesi I FRESSH-it Gentin Muriqi u shpreh se distancohet nga PS-ja per shkak se nje grup banditesh te frymezuar dhe drejtuar nga Edi Rama ne 21 janar ushtruan dhune mbi institucionin e Keshillit te Ministrave duke synuar marrjen e pushtetit. Sipas deklarates se nenshkruar nga anetaret e FRESSH-it te larguar tashme drejt LSI-se ne nje kohe kur e gjithe shoqeria shqiptare po denon me indinjate dhe zemerim te thelle dhunen dhe aktet kriminale te grupeve te banditeve te drejtuar e frymezuar nga Edi Rama qe me 21 janar sulmuan dogjen goditen shkaterruan dhe vrane ne Tirane.

Kur masa e ndershme e anetareve dhe simpatizanteve te Partise Socialiste ne gjithe vendin po ndien zhgenjimin prej lidershipit qe e keqperdori dhe e neperkembi emrin e saj ne nje kohe kur PS-ja po perdoret vetem per te mbrojtur interesat e Edi Rames dhe te klikes se tij qe nuk e ka per gje te djege e shkaterroje te hedhe e poshteroje simbolet dhe dinjitetin kombetar
Ne nje grup i Forumit Rinor Eurosocialist te Shkodres deklarojme largimin nga PS-ja dhe bashkimin me LSI sepse Ideali yne eshte ideali qe bashkon rreth vlerave te socialdemokracise njerezit e paqes te solidaritetit dhe humanizmit njerezit qe respektojne ligjet dhe institucionet e shtetit te se drejtes dhe jo bashkimi per akte dhune e vandalizmi si i do njerezit Edi Rama sepse ne Levizjen Socialiste Per Integrim jo vetem ne mund te mbrojme dhe perfaqesojme me mire interesat e votuesve te majte por edhe mund te jemi pjese e kontributit qe po jep e gjithe shoqeria shqiptare per integrimin evropian te vendit. Edi Rama e ka marre peng PS-ne
Edi Rama po e keqperdor emrin dhe historine e PS-ne Edi Rama po e turperon Partine Socialiste Rama po e perjashton PS-ne nga te gjitha sfidat e medha te integrimit evropian te vendit Rama po e trafikon Partine Socialiste Edi Rama po e inkriminon Partine Socialiste. Te gjitha keto Edi Rama i ben se ai nuk eshte socialist sepse ai nuk i do socialistet sepse ai duke punuar kunder interesave te vendit punon edhe kunder interesave te socialisteve.
Prandaj ne largohemi nga Rama distancohemi nga aktet e tij kriminale e duke mbetur socialiste behemi pjese e LSI-se qe ne Shqiperi te fitoje e mira mbi te keqen te fitojne vlerat mbi antivlerat te fitoje qytetaria mbi dhunen dhe barbarine e Rames - thuhet ne deklaraten per shtyp te FRESSH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›