E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia pakistaneze prish dasmën e fëmijëve

Islamabad (Start)-Policia pakistaneze ka ndërhyrë duke prishur dasmën e dy fëmijëve, dhëndrit 7 vjeçar dhe nuses 5 vjeçare. Policia, menjëherë pasi është lajmëruar për ceremoninë e dasmës në fjalë, ka ndërhyrë duke arrestuar edhe prindërit e tyre që kishin vendosur për një kurorë të tillë. Dhëndri ishte vetëm 7 vjeç, kurse nusja, 5. Në ceremoni merrnin pjesë rreth 100 të ftuar nga të dyja familjet. Mediat pakistaneze thonë se martesa është organizuar për ti dhënë fund një sherri midis dy familjeve.

Në Pakistan, ligji ndalon martesën nën moshën 18 vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›