Dëshmitari tregon krimet e Ilir Pajës
Një punonjës i policisë bashkiake është paraqitur dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe ka treguar tentativën e vrasjes së dy punonjësve të Policisë së Shtetit nga killeri Ilir Paja. ky i fundit, një i superkërkuar në shtetin italian, ku ka mundur të arratiset dy herë, është paraqitur dje më thëniet e dëshmitarit Gazmend Vathi, i cili ka treguar se Paja ka tentuar të shtypë policin Bledi Haxhimali me automjetin e tij "Fiat". Sipas prokurorit Njazi Seferi, dëshmitari ka ndryshuar deklarimet dhe në gjykatë janë lexuar deklarimet paraprake në organin e akuzës, ku Vathi ka treguar detaje nga ngjarja, duke akuzuar Pajën se lëvizte si i çmendur me automjet, pas ndjekjes së policisë. Killeri Paja po përballet para togës së zezë me akuzën e vrasjes e mbetur në tentativë ndaj oficerit Bledi Haxhimali. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 mars 2008 rreth orës 10:00, ku punonjësit e policisë Bledi Haxhimali dhe Roland Mete. Dy punonjësit e policisë me motorin e tyre të shërbimit të tipit "Skuter" janë vënë në ndjekje të automjetit që po lëvizte personi në kërkim dhe në kryqëzimin që të çon te spitali "Nënë Tereza" janë pikasur nga Paja. Ky i fundit, gjatë manovrave për t‘u larguar, ka tentuar të vrasë Haxhimalin, por në këtë moment është plagosur. S