Dëshmitarja angleze mbron pedofilin
• Dëshmitarja mbron anglezin David Braun në proces, përsa i përket abuzimit seksual të tij mbi fëmijët, ndërsa e akuzon atë për keqadministrim të fondacionit bamirës dhe lejimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Fatos Mahmutaj
Megregos ishte një nga dëshmitaret e thirrura nga organi i akuzës dhe u pyet në gjykatë në një seancë me dyer të mbyllura, e cila filloi në orën 14:30 të ditës së djeshme dhe zgjati deri në orën 17:00. Gjatë kësaj kohe, për rreth dy orë, Megregos dha shpjegime para trupit gjykues, duke pretenduar se Braun ishte vetëm një administrues i keq i fondacionit dhe se shpeshherë fëmijët ankoheshin për dhunën e tij apo mosplotësimin e kushteve jetësore, por kurrë nuk ishin ankuar për dhunë seksuale të kreut të fondacionit “Fëmijët e tij”. Ndërkohë burime nga procesi pohojnë se më parë, gjatë kohës që çështja ndodhej nën hetim, Megregos kishte dhënë deklarime të tjera, duke pohuar se Braun kishte abuzuar seksualisht me fëmijët. Po dje u pyetën nga gjykata edhe disa dëshmitarë të tjerë, fëmijë që kanë qenë strehuar në mjediset e fondacionit.
Akuza
Anglezi 52-vjeçar po gjykohet i vetëm në Gjykatën e Tiranës, pasi dosja fillestare në ngarkim të tij është ndarë në tri pjesë. Në të parën po gjykohet Janaq Papaleka, 33-vjeçari nga Erseka, ish-kuzhinier i fondacionit i akuzuar për “moskallëzim krimi”. Ky person ka pranuar faktin se kishte dijeni se në mjediset e fondacionit bamirës “Fëmijët e tij” kryheshin abuzime seksuale me fëmijët që ishin strehuar aty, por që nuk kishte denoncuar. Ndërsa në një tjetër proces, i cili tashmë është i pezulluar, do të gjykohen dy bashkëpunëtorët e Braun, greko-anglezi Dino Christodoulou dhe skocezi Robin James Arnold. Këta dy të pandehur aktualisht ndodhen të arrestuar në Londër për llogari të autoriteteve shqiptare të drejtësisë, ndërsa Gjykata e Faktit në kryeqytetin britanik ka vendosur ekstradimin e tyre në Tiranë për të qenë të pranishëm në procesin gjyqësor. Tashmë pritet vendimi i Apelit për këta.
Procesi
Braun u arrestua më 16 maj të vitit 2006 pas një kallëzimi penal të depozituar në Prokurorinë e kryeqytetit nga shtetasja holandeze Jacoba Dikken. Sipas Prokurorisë, Braun ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1999 dhe ishte prekur nga varfëria e fëmijëve romë, ndërsa dy vjet më vonë do të krijonte fondacionin “Fëmijët e tij”, për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Më pas kur në fondacion jetonin disa fëmijë, Braun njihet me greko-anglezin Christodoulou dhe skocezin Arnold, të cilët kanë sponsorizuar shuma të ndryshme të hollash për këtë shoqatë. Pas kësaj ata kanë filluar të abuzojnë seksualisht me fëmijë të shumtë të moshës nga 3 deri në 13 vjeç.
Angli, ekstradimet në pritje të Apelit
ANGLI - Dy javë më parë Gjykata e Faktit e Londrës vendosi pro kërkesës shqiptare për ekstradimin në Tiranë të greko-anglezit Dino Christodoulou dhe skocezit Robin James Arnold, të akuzuar për abuzimin seksual me disa fëmijë të moshës 3 deri në 13 vjeç, duke filluar që nga viti 2002. Tashmë çështja në ngarkim të tyre ndodhet në Apel, ku pritet të shpallet një vendim i formës së prerë në favor të kërkesës shqiptare. Dy të akuzuarit, që rrezikojnë të dënohen deri 20 vjet burg në Shqipëri, pretendojnë se kushtet e burgjeve shqiptare janë mizerabël dhe se në to është e pamundur mbijetesa. Pas kësaj autoritetet shqiptare të drejtësisë dërguan informacion zyrtar në Angli, ku pohuan se gjendja e burgjeve në Shqipëri është në nivele të mira. Kjo u bë shkak që të rrëzohej pretendimi i dy të akuzuarve, të cilët pritet së afërmi të mbërrijnë me pranga në Tiranë. Aktualisht dosja në ngarkim të tyre ndodhet në zyrën e gjyqtarit Ilir Çeliku, të cilin e ka përzgjedhur shorti për ta shqyrtuar atë. Procesi në ngarkim të Christodoulou dhe Arnold pritet të fillojë vetëm pas vendimit të Apelit të Londrës. fa.ma.
3 procese
Po zhvillohen në Gjykatën e Tiranës në ngarkim të akuzuarve për abuzimin seksual me fëmijët e qendrës bamirëse “Fëmijët e tij”.
2 ekstradime
Shtetasit anglezë Christodoulou dhe Arnold pritet të dërgohen me pranga nga Londra në Tiranë për llogari të drejtësisë shqiptare.