Makinat luksoze, pranga falsifikatorit të shasive
• "Saldimi i fundit" bllokon një pikë të riparimit të automjeteve, ku falsifikoheshin shasitë dhe dokumentet e tyre.
Dashamir Biçaku
Policia arreston pronarin Dali Çejku, si dhe bllokon në banesën e tij dhe në vendin e punës pesë autovetura të markave të shtrenjta. Arrestimi është kryer mbrëmjen e të shtunës nga oficerët dhe agjentët e Zyrës së Antikrimit Ekonomik të policisë së Tiranës, mbrë-mjen e të martës. Çejku është bllokuar në rrugën "Irfan Tomini" në kryeqytet, ndërsa ndodhej në një mjet që i është bllokuar. Ai udhëtonte me një mjet të markës "Audi A6", me targa SH 0097 E.
Këto të fundit, pasi janë verifikuar prej agjentëve të policisë kanë dalë se ishin false dhe se i përkisnin një automjeti tjetër. Menjëherë ai është shoqëruar nga policia fillimisht në ambientet e Drejtorisë së Tiranës dhe më pas bashkë me hetuesit ka mbërritur në banesën e tij në Domje, ku edhe janë kryer veprimet procedurale. Makinave luksoze u janë ndërruar targat e vjetra, duke u pajisur me targa të reja të mjeteve që u përkisnin automjeteve të tjera. Veç targave mjetet pajiseshin me dokumente të tjera që korrespondonin me njëra-tjetrën. Më parë mjeteve iu ishin ndërruar pllakat e shasive në servisin në pronësi të Çejkut.
Mjetet
Gjatë kontrollit të kryer dy net më parë nga agjentët dhe hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë zbuluar në banesën e 33-vjeçarit nga Domja disa mjete. Ato ndodheshin në oborrin e shtëpisë së Çejkut, ndërsa po bëhej gati për t'u falsifikuar shasitë. Sipas hetuesve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mjetet janë bllokuar menjëherë bashkë me dokumentacionin që ato kishin me vete. Gjatë kontrollit të kryer nga policia në banesën dhe në servisin e 33-vjeçarit Çejku, është gjetur një "Mercedes-Benz" S 320 CDI, prodhim i vitit 2007. Këtij të fundit i ishin vënë targat LA 7344 A, të një mjeti të të njëjtës markë dhe ngjyrë. Është bllokuar automjeti "Mercedes-Benz" 300, prodhim i vitit 2000, të cilit i janë vënë targat TR 7709 K. Automjeti tip "Volksvagen" "Phaeton", prodhim i vitit 2007, të cilit i janë vënë targat BJ 606 MW. Mjeti i fundit i përket markës "Mercedes- Benz" "ML", prodhim i vitit 2006. Atij i janë vënë targat BJ 606 MW, e cila dyshohet se është e vjedhur. Ky i fundit sipas policisë dyshohet se mund të jetë automjet i vjedhur jashtë Shqipërisë.
Sekuestrot
Të gjithë mjetet e gjetura janë bllokuar dhe më pas sekuestruar nga policia. Në tre nga pesë mjetet, sipas policisë, janë vërejtur ndërhyrje në shasi si dhe ndërrim i targave. Mjetet janë dërguar në ambientet Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe iu është vendosur masa e sekuestros së menjëhershme. Mjetet dyshohet se mund të jenë të vjedhura, ose atyre mund t'iu jetë kryer ndërhyrje në shasi, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Ndërkaq, Çejkut, policia i ka komunikuar masën e arrestit në flagrancë, me akuzat e falsifikimit të shasive dhe dokumenteve zyrtare. Gjatë hetimit, ndaj tij, prokuroria mund të shtojë edhe akuzat vjedhjes dhe trafikimit të automjeteve nëse ato do të rezultojnë të tilla.
Mjetet e bllokuara
"Mercedes Benz"
"S 320 CDI",
viti '07 me targa
LA 7344 A
"Mercedes Benz" 300", viti 2000,
me TR 7709 K
"Volksvagen" Phaeton, viti 2007,
me BJ 606 MW
"Mercedes Benz" "ML", viti 2006 targat BJ 606 MW"
Audi" A6,
viti 2005 me targa SH 0097 E
Bllokohet dokumentacioni i mjeteve
Gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarit, ai ka argumentuar se kishte një prokurë për mjetet, të cilën ai e ka nxjerrë. Por kjo më tepër si ndihmë ka shërbyer si provë kundër tij, pasi sipas policisë dyshohej se ishte false, pasi mungonin disa prej elementëve të prokurës. Kjo është sekuestruar nga policia si provë dhe i është bashkangjitur dosjes. Pas kësaj i arrestuari nuk ka pranuar të flasë më për hetuesit e policisë, por ka kërkuar të pyetet në prani të një avokati.