Inertet e plehrat e Tiranës zbrazen në Kinostudio
• Në kohën kur Ministria e Mjedisit trumbeton fort hektarët me fidanë që po mbjell në vend dhe Bashkia e Tiranës çdo ditë e më shumë flet për standardet e pastërtisë në kryeqytet, pamje të tjera na tregojnë sesi realisht janë gjërat.
ZIRINA LLAMBRO
Mjafton të marrësh me qira një tokë dhe aty mund të zbrazësh çdo ditë plehra e inerte. Nuk ka fare rëndësi nëse është një zonë e banuar, nëse ligji e ndalon depozitimin e këtyre mbetjeve dokudo. Askujt nuk i bën më përshtypje mungesa e kontrolleve në parkun e Dajtit, ku natën shkarkohen dhjetëra kamionë me mbetje të ngurta. Por ndërsa kjo gjë ndodh në mes të ditës, nuk mund të mbetesh indiferent. Fotot dëshmojnë qartë për gjithçka. Bëhet fjalë për territorin e brendshëm të "ish-Kinostudios Shqipëria sot". Në pjesën prapa televizionit "Klan", çdo ditë zbrazen mbi 5 kamionë me inerte e plehra të tjera. I parkuar gjatë ditës pikërisht mbi këto mbeturina qëndron një autobot me dy mbishkrime që e bëjnë të gjithë kornizën e kësaj panorame tejet qesharake. I pari "Ecoaqua srl", çka tregon se firma përkatëse lag me ujë për të shmangur pluhurin rrugët e Tiranës, dhe tabela më domethënëse po mbi këtë automjet "Mbani qytetin tuaj të pastër". Por ndërkaq pirgu me mbetje që ndotin mjedisin dikur të gjelbëruar në këtë zonë sa vjen e rritet.
Ankesat e banorëve
Centimetra e jo metra e ndajnë këtë hapësirë toke nga zona e banuar me pallate e shtëpi private. Banorët e lagjes janë ankuar disa herë te punëtorët që ndodhen aty gjatë ditës. Askush nuk ua ka vënë veshin. "Na kanë thënë që e kanë marrë me qira këtë tokën dhe mund të bëjnë ç'të duan", përgjigjen banorët kur i pyet. Ata që në orët e para të mëngjesit përveçse vuajnë pasojat e zhurmës të tmerrshme prej automjeteve të tonazhit të rëndë, u duhet durojnë inertet e plehrat rreth banesave të tyre. "Një ditë mora 129 dhe i tregova këtë problem. Madje, edhe i kam xhiruar me kamera kamionët kur shkarkohen. Por se ka vënë njeri ujin në zjarr që të vijë e të kontrollojë. Ne kemi dhe fëmijë të vegjël dhe pluhuri është i padurueshëm", thotë një tjetër banor i lagjes. Por edhe sikur kjo zonë të ishte djerr, për aq kohë sa ndodhemi brenda vijës së kryeqytetit, minimalisht dikush duhet të kryejë inspektime e të marrë masa. Problemi sa vjen e zmadhohet që prej një muaji e ankesat kanë qenë jo të pakta. Vetëm dy ditë më parë Bashkia e Tiranës organizoi një trajnim për menaxhimin e mbetjeve urbane. Por sa efektiv mund të jetë ai kur qyteti ndotet gjithnjë e më shumë. Kur planet për pastrim mbeten vetëm në letër. Dje nga Ministria e Mjedisit u bë publik lajmi që po mbillen mbi 1 milion pemë në vend, meqë është periudha e pyllëzimit. E ndërkaq nuk dihet ku janë inspektorët e këtij dikasteri, të cilët duhet të ndëshkojnë shkelësit e ligjit atëherë kur mjedisi kërcënohet rëndë.
Parku i Dajtit
Nëse rruga të bie natën të kalosh nga Dajti, ato që sheh më shpesh janë kamionët me mbetje të gurta që shkarkohen. Në zonat pa zot ditën e nesërme dallohen më qartë grumbujt me plehra e inerte. Kjo situatë ka vite tashmë që është prezente e askush nuk vë dorë për ta ndryshuar.