E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmon 21-vjeçari: “Vrava nga pakujdesia”

Autori i Lajmit: red.
Një 33-vjeçar nga Fushë-Kruja është vrarë dje nga një 21-vjeçar. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bënë të ditur se viktima është Indrit Çela, 33-vjeç, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, Lulëzim Çela, 21 vjeç, i cili është vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes. Në dëshminë e dhënë për grupin e hetimit, 21-vjeçari ka pohuar se Indriti ka shkuar në oborrin e shtëpisë së tij i armatosur dhe me dy granta me qëllim për ta vrarë. Por i arrestuari ka mundur t i rrëmbejë armën dhe më pas të qëllojë. Plumbat e qitur, nga arma e viktimës, kanë rezultuar fatalë për të, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja
Një vrasje ka ndodhur dje në Fushë-Krujë. Pas një zënke mes dy të rinjve, i vdekur ka mbetur Indrit Çela, 33 vjeç, nga fshati Arameras i Fushë-Krujës. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se autori i dyshuar ka qëlluar me automatik ndaj shënjestrës së tij. Uniformat blu bënë të ditur se kanë vënë në pranga personin që dyshohet të jetë autori i këtij krimi, që është 21-vjeçari Lulzim Çela, po nga Fushë-Kruja. Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 minuta të mëngjesit të djeshëm, kur dy të rinjtë janë përplasur me njëri-tjetrin. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë bërë të mundur që të vënë në pranga të riun e dyshuar si autor të kësaj ngjarjeje. Më pas ai është dërguar në qeli, ku po merret në pyetje. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në këtë krim të rëndë. Burime nga policia thanë se janë duke hetuar për shkaqet, ndërkohë që janë marrë dëshmi të personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Gjatë arrestimit, 21-vjeçarit i është gjetur një automatik “Kallashnikov” dhe dy granata dore.
Dëshmia
Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur dje paradite në Arameras të Fushë-Krujës, ka rrëfyer versionin e tij për ngjarjen e rëndë që i mori jetën një 33-vjeçari. Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se Lulëzim Çela, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin Arameras pranë Fushë-Krujës, dëshmoi para grupit hetimor të ngritur për ngjarjen e djeshme. 21-vjeçari ka pohuar se 33-vjeçari ka shkuar pranë shtëpisë së tij me dy granata dhe një automatik në dorë për ta vrarë. Por i arrestuari nuk ka dhënë asnjë version në lidhje me motivet e ngjarjes.

Dëshmia e 21-vjeçarit
“Indrit Çela, erdhi pranë shtëpisë sime me dy granata dore që mbante nëpër xhepa dhe një automatik në dorë, duke dashur që të më vrasë”, - ka deklaruar 21-vjeçari Lulëzim Çela. “Në kohën që Indriti m u vërsul për të më qëlluar, unë iu hodha në trup dhe arrita t ia marr armën nga duart. Në këto momente, e kam qëlluar me armën që i kapa”, - pohoi ai para grupit të hetimi. I dyshuari Lulëzim Çela, menjëherë pas krimit, i lebetitur, është larguar nga vendngjarja, por vetëm pak metra më tutje, duke lënë të vdekur në vend Indritin 33-vjeçar dhe pranë tij, dy granatat dhe automatikun.

Ky lajm është publikuar: 08/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›