Votimi per presidentin juristet PD dhe PS ne kushtetuese

Megjithë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit në 2008-ën, 3 /5 e deputetëve në parlament mbetet kusht i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Juristi Sokol Azizi sqaron për “AS” procedurat teknike përmes të cilave duhet të kalojë zgjedhja e kreut të ri të shtetit, që megjithëse tashmë nuk kërkon më shumicë të cilësuar për votim thotë ai, ka detyrimin të ketë të pranishëm këtë prezencë në sallë që në raundin e parë.
“Nuk mund të fillojë një seancë kuvendore nëse nuk realizohet 3/5 e pjesëmarrësve të kuvendit, që janë jo më pak se 83 deputetë në kuvendin e Shqipërisë. Këtu është ngërçi që mund të zgjatet shumë edhe në interpretim, por bindja ime ligjore është se kuorumi i kuvendit duhet të jetë pa dyshim dhe domosdoshmërisht, mbi 83 pjesëarrës në kuvend. Nuk mund të fillojë si seancë e zakonshme zgjedhja e presidentit, me shumicën e thjeshtë, prandaj është cilësuar zgjedhja e presidentit si produkt i kushtetutës. Zgjedhja e presidentit kërkon këtë lloj kuorumi sepse është i barazvlefshëm jo vetëm si produkt i kushtetutës, por është i barazvlefshëm me një ligj të veçantë që mund të prodhojë kuvendi. Përmbajtja e kësaj dispozite ta imponon faktin që seanca e kuvendit duhet të fillojë me mbi 83 deputetë. Në rast të kundër, nëse pjesëmarrja e deputetëve në kuvend, sipas mendimtim juridik, nuk është 3/5, seanca nuk quhet e ezauruar”-tha Azizi.
Por çfarë ndodh në rast se nuk arrihet të ezaurohen raundet e para për shkak të mungesës së mbi 83 deputetëve në kuvend dhe procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit bllokohet.
“Mundësia për shpërbërjen e kuvendit për shkak të zgjedhjes së presidentit, tashmë nuk parashikohet në dispozitën respektive, në nenin 87 të Kushtetutës. Në nenin numër 87 në kushtetutën e mëparshme ekzistonte, kështu që kam përfshtypjen jo juridike në rastin konkret që subjektet politike pjesëmarrëse në kuvend janë të detyruara në forma nga më të ndryshmet për ta zgjidhur këtë problem”-theksoi ai.
Zgjedhja e presidentit të ri të vendit pas disa muajsh, pritet të jetë i ngjashëm me të njëjtin proces në Kosovë, thotë njohësi i kushtetutës.
“Presidenti kosovar, sa i takon zgjedhjes së presidentit ishte dhe ka të njëjtën natyre. Atje fillohej seanca kuvendore me një shumicë të thjeshtë të kuvendit dhe u realizua zgjedhja e presidentit me shumicë të cilësuar. Dhe ky ishte lapsusi që bëri kuvendi kosovar për zgjedhjen e presidentit, çështje të cilën gjykata kushtetuese e atij vendi e anulloi për realizimin e një procesi të ri”-u shpreh Abazi.
Duke analizuar të gjitha rastet ligjore përmes të cilave mund të kalojë procesi i zgjedhjes së presidentit, të gjitha rrugët të çojnë tek gjykata kushtetuese. Nëse palët nuk bien dakort për një emër të përbashkët në krye të shtetit, juristi Sokol Azizi jep opinionin e tij, se do të jetë kjo gjykatë që do të vendosë si do të zgjidhet një ngërç i tillë.
Rovena Moçka