Italia, zhbllokon 350 milionë euro për Libinë

Kryeministri italian, Sivlio Berluskoni, thotë se Italia është e gatshme të zhbllokoj 350 milionë euro të fondeve të Libisë në bankat italiane. Ai tha se ky do të ishte hapi i parë drejt lirimit të fondeve libiane, që mbahen në bankat e Italisë.
Italia, që dikur ishte sundues kolonial i këtij vendi, është partneri më i madh tregtar i Libisë. Këto komente Berluskoni i bëri pas takimit me kryesuesin e Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, Mahmud Xhibril. Takimi mes tyre është zhvilluar në Milano.
"Qeveria italiane dhe qeveria tranzitore në Libi, kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi". Kështu është shprehur kryeministri italian, Silvio Berlusconi gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar me kreun e Këshillit Tranzitor të Libisë, Mohamed Xhalil. Berlusconi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se Italia do të ndihmojë qeverinë e përkohshme.
“Do të zhbllokohen asetet e Libisë. Mos të nxitet hakmarrja në këtë vend”, është shprehur ai.