Dick Cheney: Bushi refuzoi këshillën për bombardime në Siri

Ish zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney, ka shkruan në librin e tij të ri se kishte kërkuar nga presidenti i atëhershëm, George Bush, që të bombardonte në hapësirë të dyshuar me reaktor atomik në Siri, por Bushi e kishte refuzuar këshillën e tij. E përditshmja "Nju Jork Times", që ka siguruar një kopje të librit, raportoi se Cheney kishte shkruar se ishte një zë i vetmuar për aksion ushtarak kundër Sirisë.
“Këshilltarët e tjerë ishin hezitues për shkak të inteligjencës së dobët që ne e kishim marrë për armatimin irakian të shkatërrimit në masë”, para invadimit në Irak në vitin 2003”, thekson ai. Izraeli e bombardoi atë hapësirë në Siri, më vonë në vitin 2007.
Libri i Dick Cheney, “Në kohën time, kujtime personale dhe politike”, do të publikohet më 30 gusht.