Sarkozy ne Kine G20 te nxise ekonomine boterore

Pas zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, një tjetër lider i nivelit të lartë viziton Kinën, në përpjekje për të mbajtur afër shtetin, ekonomia e të cilit shënon rritje të shpejtë ekonomike, vit pas viti. Madje, tregjet aziatike tashmë janë shndërruar në një tërheqje të parezistueshme të perëndimit, i cili nga ana e vet, shënon kohët e fundit, në mos recesion, ngadalësim të ekonomisë dhe degradim të ideve inovative.
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy duket se ndan këtë mendim të analistëve ndërsa deklaroi gjatë vizitës së tij në Pekin se vendet me rritje ekonomike të G20, duhet të luajnë rolin e tyre stimulues për ekonominë botërore. Sarkozi, i cili kryeson këtë vit, grupin e 20 kombeve më të fuqishme të botës, tha se Kina është esenciale për arritjen e objektivave të G20 nën kryesinë franceze. Këto përfshijnë një udhëzues për kontrollin e lëkundjeve ekonomike dhe masa për reduktimin e spekulimeve në tregje dhe me cmimet e mallrave të konsumit.
Vizita e presidentit francez ka qenë e shkurtër dhe vjen mes shqetësimeve të eurozonës për krizën e borxheve. Pekini ndjehet i shqetësuar nga kjo krizë, pasi një e katërta e rezervave kineze në monedhë të huaj janë në euro. Liderët kinezë presin që europianët të mbajnë premtimet për stabilitetin e euros.
Juli Prifti