E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshpërimisht para ekranit të televizorit

Të ngulësh sytë me orë të tëra në ekranit e televizorit, nuk do të thotë as më pak as më shumë, por je i dëshpëruar. Kjo nuk është një alibi për ata që preferojnë ekranin e vogël, por rezultat i një studimi të mirëfillitë kryer nga Universiteti Mariland.

Njerëzit e palumtur shohim me shumë televizor, ndërsa ata janë më të lumtur shpenzojnë më shumë kohë për të lexuar dhe për të bërë jetë sociale.  Studimi i Universitetit te Marilandit në SHBA ka analizuar për 34 vjet të dhënat e grumbulluara nga më shumë se 45 mijë persona. Konkluzioni ishte se te shohesh televizor mund të të bejë te ndihesh mire per nje kohe te shkurter, por përgjithësisht je i trishtuar.

Te palumturit kalojne 30 perqind me shumë të kohës duke ndenjur para ekranit, krahasur me njerezit e cilesuar te lumtur. Televizori cilësohet si aktivitet i pëlqyeshem për momentin, por nëse zgjatet për më shumë, i bën njerëzit të mos ndihen mire.

Mijëra njerëz shkruan akivitetet ditore në ditare gjatë dekadave dhe nivelin me te larte e përbënin të kënaqësisë e përbënin aktivitete si seksi, leximi dhe jeta sociale, kurse televizioni ishte i vetmi aktivitet që i çonte ne trishtim.

Televizori nuk është gjykues, as i vështirë për njerëzit me pak cilësi, prandaj zgjidhet prej tyre. Edhe çiftet që nuk kanë jetë të lumtur bashkëshortore sipas studimit shohin me shumë televizon se të tjerët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›