E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështim turk për Albtelecom

Albtelekomi, tjetërsim të paligjshëm strukturës së thirrjeve ndërkombëtare, sherbime te dobeta, doreheqje ne stafin e larte

Problemet e kompanisë fikse Albtelekom, të cilat priteshin të zgjidheshin pas privatizimit, janë ende të pranishme. Turqit e “Çalik Enerji” ende nuk po vënë në jetë biznes-planin, të cilin e kishin planifikuar pas privatizimit. Përveç kësaj, kompania telefonisë fikse Albtelekom vazhdon të ketë ende probleme brenda strukturave drejtuese, ku para pak ditësh ka dhënë dorëheqjen drejtori i kompanisë, Osman Gyzu. Për sa u përket shërbimeve, të dhënat që bëhen publike nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve tregojnë se numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse ka ngelur në nivele të ulëta. Shifrat deri në fund të vitit 2007 tregojnë se numri i përdoruesve fiks vlerësohet të jetë rreth 300 mijë, kur për vitin 2008 nuk paraqitet asnjë rritje. Kjo situatë vjen, edhe pse që nga viti 2000 janë licencuar mjaft operatorë ruralë, të cilët kanë pasur të drejtë ndërtimin dhe operimin e rrjeteve të telefonisë fikse në zonat urbane të operatorëve të operatorëve rajonalë. E gjithë kjo vjen për shkak të strukturës së thirrjeve të pajtimtarëve të Albtelekomit, e cila ka mbetur ende e pandryshueshme nga ajo e rrjeteve të tjera të telefonisë fikse. Pra, e thënë ndryshe, Albtelekomi vazhdon të operojë me tjetërsim të paligjshëm të trafikut hyrës ndërkombëtar drejt trafikut kombëtar. Struktura e thirrjeve sjell që pjesën më të madhe të thirrjeve të Albtelekomit e zënë thirrjet lokale, kurse operatorëve ruralë iu mbeten vetëm thirrjet drejt Albtelekomit. Kjo strukturë e thirrjes sipas ekspertëve të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve e thirrjeve të operatorëve ruralë nuk vjen për shkak të diferencave në numrin e abonentëve apo zonave ku ata ofrojnë shërbim, por për shkak të tjetërsimit që ka bërë Albtelekomi. Kjo situatë ka sjellë që përfitimet e përdoruesve të telefonisë fikse në vendin tonë të jenë në nivele të ulëta. Po ashtu, këto vijnë si rezultat i aplikimit të një sistemi tarifor jo të drejtë për përdoruesin, si dhe gamë dhe cilësia e ulët e shërbimeve telefonike të ofruara. Po ashtu, për sa iu përket tarifave të instalimit dhe të thirrjeve kombëtare të kompanisë fikse Albtelekom, ato vazhdojnë të jenë më të larta se në vendet e rajonit dhe BE-së. Gjithashtu, Albtelekomi pritet të hedhë në treg numra të rinj fiks për kryeqytetin, por mbi instalimin mujor të tyre nuk do të ketë ndryshim çmimi. Pra, çmimet e pajtimit mujor, por edhe të thirrjeve do të vazhdojnë të jenë ende të larta. Metodologjitë e rregullimit të tarifave të Albtelekomit janë miratuar që në vitin 2001, megjithëse kanë imponuar ndryshime të ndjeshme të tarifave të përdoruesve të Albtelekomit, ato nuk kanë realizuar procesin e plotë të ribalancimit të tarifave të Albtelekomit. Procesi sipas Entit Rregullator të Telekomunikacioneve duhet të kishte përfunduar para liberalizimit të tregut.     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›