Deshtimi, FIFA ne "makth" per yjet e futbollit
Qeveria e futbollit eshte e shqetesuar per yjet e ketij sporti, qe rrezikojne te marrin pjese ne Boterorin e Afrikes se Jugut 2010. Me 75 ndeshjet kualifikuese qe do te luhen sot dhe te merkuren e ardhshme ne te gjithe globin, do te njihen edhe finalistet e mbetur, nga 11 qe e kane siguruar kalimin aktualisht. FIFA eshte jo pak e shqetesuar per disa nga ekipet me te medha dhe qe kane nje marketing te jashtezakonshem nderkombetar si Argjentina, Franca, Gjermania apo Portugalia, te cilat jane ne buze te deshtimit per te pasur nje vend ne finale. Nje turne pa Lionel Mesin, Mikael Balak, Frenk Riberi apo Kristiano Ronaldo, eshte gjeja me pak e deshirueshme nga FIFA dhe sponsoret e saj te fuqishem. Ne Evrope, situata duket shume e komplikuar dhe FIFA me zgjuarsi futi sistemin e koeficientit te skuadrave qe do te perfundojne ne vendin e dyte ne grupet e tyre. Kjo do te thote, se nese Gjermania apo Rusia, per shembull, nuk do te perballet me Francen ne "plejofin" e muajit nentor, por me ekipe si Sllovenia, Letonia, Norvegjia apo dhe Kroacia, qe kane koeficient me te ulet. E njejta gje mund te thuhet per Argjentinen e Lionel Messit dhe Diego Maradones, apo per Suedine e Zlatan Ibrahimovicit dhe Portugalise se Kristiano Ronaldos.