E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti bën ofertë për Pepen e Real Madridit

SHKRUAN: Jeton Selimi 29-12-2010 10:48

Mançester Siti raportohet se ka bërë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe. “As” shkruan se Siti, i vetëdijshëm për zhgënjimin e Pepes rreth bisedave për kontratë të re me Realin, ka kontaktuar me përfaqësuesit e tij për të bërë ofertë. Mançester Siti do t´i paguajë Pepes 5 milionë euro në vit për t´u larguar nga Madrid, derisa Reali nuk do të shkojë më shumë se 3.5 milionë në vit. Siti është i gatshëm të presë deri në qershor për të nënshkruar me mbrojtësin, duke e ditur se trajneri Zhoze Murinjo do të refuzojë ta lejojë mbrojtësin të largohet në mes të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›