E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Benitez ishte nën hijen e Murinjos

SHKRUAN: Jeton Selimi 29-12-2010 10:47

Masimo Morati ka shpjeguar arsyet e shkarkimit të Rafael Benitez, duke thënë se sukseset e ndërtuara nga Zhoze Murinjo kishin ndikuar negativisht ndaj ish-trajnerit të Liverpulit. Rafa Benitez nuk arriti të dalë nga hija e Zhoze Murinjos dhe Interi i tij ishte larg nga ai që fitoi tre tituj sezonin e kaluar. Pas vetëm një gjysmë-sezoni në karrigen drejtuese të Interit, Rafa Benitez u shkarkua. “A i ka krijuar probleme hierarkia e Murinjos? Po, kjo ishte një ngarkesë për Benitez. Mund ta vëreni se ai e ndiente atë dhe shpesh fliste për atë, ndoshta e shfrytëzonte për arsyetim. Leonardo është një personalitet tjetër dhe në të nuk do të ndikojnë kujtimet e Murinjos”, ka thënë Morati

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›