Prokurorja: Kërkova ta largoja nga profesioni mësuesin maniak
Ngacmimet e nxënëseve të mitura në shkollën e fshatit Çiflik të Beratit nuk do të kishin ndodhur, nëse në vitin 2004 gjykata do të kishte pranuar kërkesën e prokurorisë për t‘i hequr mësuesit Engjëllush Bregu të drejtën e ushtrimit të profesionit.
Ermonela Felaj, prokurorja që hartoi dosjen në ngarkim të Engjëllush Bregut, mësuesit të dënuar më parë për kryerje të veprave të turpshme, pohoi se i kishte kërkuar gjykatës në pretencën e dhënë që mësuesit t‘i hiqej e drejta e rikthimit në detyrë pas dënimit.
Pasi gazeta "Shqip" publikoi vendimin e plotë të gjykatës dhënë ndaj mësuesit 50-vjeçar Bregu, prokurorja e çështjes është shprehur se në dënimin që kishte kërkuar ndaj të akuzuarit kishte përfshirë dhe heqjen e së drejtës për të dhënë mësim, pikërisht për të shmangur përsëritjen e veprimeve të turpshme nga mësuesi i matematikës. Por, sipas prokurores së Rrethit Gjyqësor të Beratit Ermonela Felaj, në vendimin e saj kjo gjykatë nuk e mori parasysh kërkesën e paraqitur prej saj, çka solli si pasojë përsëritjen e veprës nga mësuesi, i cili tashmë rrezikon një tjetër procedim penal dhe një tjetër dënim.
Felaj thotë se tashmë këto janë problemet me të cilat duhet të përballen nxënësit dhe prindërit, në kushtet kur një mësues i dënuar për kryerje të veprave të turpshme vazhdon të japë mësim, pasi gjykata nuk pranoi t‘i heqë të drejtën e profesionit dhe pse e shpalli atë fajtor për akuzën.
Më 16 shkurt 2004, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat dënoi me shtatë muaj heqje lirie mësuesin Bregu, për veprën penale të "kryerjes së veprave të turpshme".
Katër ditë më parë, 13 prindër të nxënësve të shkollës së fshatit Çiflik hartuan një peticion me anë të të cilit kërkonin marrjen e masave ndaj mësuesit Engjëllush Bregu, të cilin e akuzojnë për sjellje të pahijshme, paraqitje në shkollë në gjendje të dehur dhe përdorim të një fjalori banal.
Këto janë vetëm disa nga akuzat që u përfshinë në peticionin që ka fshehur motivin e vërtetë të revoltës së prindërve. Banorë të fshatit Çiflik tregojnë se pak kohë më parë ndodhi një incident i rëndë me protagonist mësuesin e matematikës. Një vajzë e klasës së nëntë, e cila pavarësisht moshës së mitur ishte fejuar me një djalë, ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi. I fejuari i saj, pasi mësoi çfarë kishte ndodhur, shkoi të sqarohej me mësuesin dhe ngjarja do të kishte pasur pasoja të rënda nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje të personave që e njihnin edhe mësuesin edhe të fejuarin e nxënëses së ngacmuar.
Mësuesi 50-vjeçar, i divorcuar, tashmë është pezulluar nga detyra, pas një vendimi të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Berat. Pritet që sot, kjo drejtori të shqyrtojë në detaje problemin dhe të marrë një masë përfundimtare. Ndërkohë, mësohet se nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës nuk ka pasur deri tani asnjë reagim në lidhje me këtë skandal.