E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krim ne familje ne Elbasan vret nene e moter

Një 27- vjeçar ka vrarë të ëmën dhe të motrën në qytetin e Elbasanit. Donika Lenkaj rreth 60- vjeç dhe vajza e saj Leonora 32- vjeç janë vrarë nga Leonard Lenkaj 27- vjeç, djali dhe vëllai i viktimave. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e sotme dhe është bërë e ditur vetëm në mesditë pas vetëdorëzimit në polici të autorit të krimit të dyfishtë.

Cifti Lenkaj ishte i divorcuar, por jetonin në një shtëpi të ndarë nëna me tre fëmijët dhe babai vetëm. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka mbledhur provat materiale si dhe dëshmitë e fqinjëve dhe paraprakisht ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobta duke mospërjashtuar edhe ndikimin që mund të ketë patur lënda narkotike tek autori i krimit, i cili është përdoruesi i saj.

Besim Dybeli    
Azhornuar së fundi ( e premte , 18 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›