E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticioni kunder vetedeklarimit grisen posterat e Aleances Kuq e Zi

Nuk ka kaluar pa incidente prania e nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu në qytetin e Korçës ku mbërriti në krye të vullnetarëve të aleancës Kuq e Zi për mbledhjen e firmave që kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë me anë të vetdeklarimit të kombësisë dhe etnisë si dhe kërkon ndryshimin e ligjit të gjendjes civile. Në mënyrë te heshtur kundështarët e Aleancës organizuan reaksionin e tyre duke grisur shpalljet që lajmëronin mbërritjen e vullnetarëve në qytetin e Korçës.

Por mbështetja që mori kreu i KLD-së nga qytetarët korçarë për nismën e ndërmarrë prej tij ishte e madhe. Me qindra qytetarë kanë firmosur gjatë gjithë kohës peticionin dhe po ashtu salla e teatrit andon zako cajupi ku spahiu zhvilloi takimin ishte mbushur tej kapaciteteve të saj.

”Korça është një qytet I cili gjeneron liritë natyrale dhe refuzon me përbuzje liritë e amplifikuara. Rreziku është imediat dhe ajo që rrezikohet fort nuk është vetëm e vërteta e cila duhet t’i ruhet shitjes dhe blerjes, falsifikimit dhe abuzimit, por ato që rrezikojnë fort janë vlerat morale dhe etnike të kombit. Jemi kundër standarteve të paqena dhe kundër standarteve selective që nuk zbatohen nga vetë shtetet anëtare të Bashkimit Europian” tha Spahiu.

Vullnetarët e Aleancës Kuq e Zi mbërritën në Korçë për të marrë firmat e qytetarëve në mbështetje të nismës së tyre për mbledhur 20000 firmat që do të bënin të mundur anullimin e rregjistrimit të popullsisë me anë të vetdeklarimit të kombësisë dhe etnisi si dhe të ligjit të gjendjes civile.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›