E Diel, 1 Nëntor 2026

Marshim ne ameri camet proteste kunder grekeve

Partia Çame ka reaguar ashpër ndaj incidentit të policisë kufitare   greke të cilët nuk kanë lejuar të udhëtojnë drejt Greqisë një çift të moshuarish vetëm sepse vendlindja e tyre ka qënë Çamëria. Deputeti Shpëtim Idrizi e ka cilsuar këtë një rast flagrant në shkelje të të drejtave të qytetarëve duke paralajmëruar një udhëtim të organizuar në tokat çame brenda kufirit grek.

"Ja u prishën vizat hyrëse dhe u thanë në mënyrë direkte që ne kemi urdhër që camët të mos hyjnë në Greqi. Sigurisht, ky është një rast skandaloz, reagimi ynë do të jetë direkt. Ne i jemi adresuar autoriteteve shqiptare, ministrisë së jashtme dhe ministrisë së brendshme, por dhe trupit diplomatik shqiptar në mënyrë që të vihen në dijeni të këtij rasti skandaloz", tha Idrizi.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›