E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështimi i parë pas 36 vjetëve

Gjermania humbi një penallti kundër Serbisë në Kampionatin botëror dhe kundërshtoi analizën e ish-sulmuesit të Anglisë, Gary Lineker se futbolli është ndeshje mes 22 futbollistëve, të cilën në fund e fiton Gjermania.

Tifozët gjermanë vështirë se u besonin syve të tyre, pasi goditja nga penalltia e sulmuesit Lukas Podolski, ishte pritur nga portieri serb, Vladimir Stojkoviç. Arsyeja ishte e pazakonshme – shumica prej tyre nuk kishin lindur kur Gjermania kishte humbur penallti gjatë një ndeshjeje të kampionatit botëror.

Nga Botërori 1974, një futbollist gjerman nuk kishte humbur një penallti gjatë 90 minutave të takimit. Ish-ylli i Bayern Munichut, Uli Hoeness ishte fajtor për gabimin kundër Polonisë.

“Podolski ishte i guximshëm që u paraqit për të ekzekutuar penalltinë, pasi ishte dashur t’ia lërë Bastian Schweinsteigerit”, tha legjenda gjermane, Franz Beckenbauer. Gjermania u mposht 1-0 nga Serbia që ishte ndeshja e tyre e dytë në Grupin D. Në takimin e parë, ekipi i Joachim Loewit mposhti Australisë me rezultat 4-0. Në përballjen e fundit të fazës së grupeve, Gjermania takohet me Ganën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›