Rooney ka probleme në kokë

Fabio Capello beson se mungesa e golave në Botëror për Wayne Rooneyn kanë të bëjnë me problemet në kokë, që ka sulmuesi anglez. Rooney ka dështuar të shënojë në gjashtë ndeshjet që zhvilloi në një kompeticion të rëndësishëm – dy në Afrikën e Jugut dhe në katër ndeshje që i zhvilloi në Botërorin e Gjermanisë, katër vjet më parë.
Sulmuesi i Manchester Unitedit i shfaqi ndjenjat e tij gjatë barazimit zhgënjyes të Anglisë pa gola ndaj Algjerisë, të premten. Selektori Capello i ka përgënjeshtruar spekulimet se sulmuesi, i cili vuajti nga lëndimet në fund të sezonit që shkoi, nuk është ende 100 për qind i gatshëm. “Rooney është futbollist i mirë. Ai është gjithmonë i rrezikshëm për ekipet e tjera, me lëvizjet që bën dhe me gjëra të tjera.
Ai humbi disa topa në pasime (kundër Algjerisë), po ai është ende lojtar i rëndësishëm. Ai është komplet i gatshëm. Wayne ka stërvitur rregullisht. Ai ka luajtur më shumë se çdo futbollist tjetër. Ai është perfekt, por problemi ka të bëjë me mendjen e tij. Unë e di këtë”, tha Capello. Anglisë i nevojitet ta mposhtë Slloveninë në Port Elizabeth, të mërkurën, që ta sigurojë kualifikimin në të tetën e finales.