E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia e shpartallon Korenë Veriore

Përfaqësuesja e Portugalisë ka turpëruar Koren e Veriut, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 7:0, në ndeshjen e dytë të Grupit G.

Pjesën e parë koreanët u mbajtën shumë mirë dhe pësuan vetëm një gol në minutën e 29’të nga Meireles.

Mirëpo, pjesa e dytë ishte fatale për ekipin nga vendi komunist. Portugezët ishin shumë më të sakët sesa në pjesën e parë dhe arritën të realizojnë edhe gjashtë gola tjera.

Fillimisht rezultatin në 2:0 e ngriti Simao në minutën e 53-të. Për 3:0 shënoi Almeida, tre minuta më vonë.

Tiago realizoi për 4:0, Liedson shënoi golin e pestë, Ronaldo realizoi për 6:0, derisa Tiago gjeti portën përsëri për rezultatin përfundimtar 7:0.

Me këtë fitore, Portugalia është pranë kualifikimit për në fazën e dytë të Kampionatit botëror. Ndërsa, kjo është fitorja më e thellë në Botërorin 2010.

Grupi G
Brazili – Bregu i Fildishtë 3:1
Portugalia – Koreja Veriore 7:0

Tabela
1.Brazili 2 6
2.Portugalia 2 4
3.Bregu i Fildishtë 2 1
4.Koreja Veriore 2 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›